ARKATANA

Matoshi lobon për projektet e Kamenicës në MTI

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nënkryetari i Kamenicës, Fatmir Matoshi, ka falënderuar ministrin Nikaj për angazhimin e tij për tu dalë në mbështetje ndërmarrjeve të vogla të mesme dhe mikro duke ftuar kështu për aplikim me projekte sa më të mira dhe të jenë përfituese të këtij fondi.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bernard Nikaj, ka pritur sot në takim nënkryetarin e Komunës së Kamenicës, Fatmir Matoshi, i shoqëruar nga drejtori i Ekonomisë, Zhvillimit dhe Diasporës, Fatmir Krasniqi.

Qëllimi i takimit ishte informimi më i drejtë rreth projektit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, për ndarjen e granteve për ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe Mesme. Ministri Nikaj me këtë rast ka ftuar udhëheqjen komunale të Kamenicës të inkurajuar të gjitha ndërmarrjet e komunës së Kamenicës që të aplikojnë në këtë projekt.

“Objektivi kryesor i këtij projekti është të kontribuohet në fuqizimin e ekonomisë lokale dhe në zvogëlimin e deficitit tregtar në Kosovë. Me këtë synohet të përmirësohet kështu kapacitetet prodhuese të ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM-ve) në mënyrë sa me efikase dhe të qëndrueshme, sipas standardeve të Bashkimit Evropian (BE). Projekti ka një buxhet prej 4 milionë eurosh andaj do kërkoja nga ju që të inkurajoni bizneset e komunës suaj që të aplikojnë në këtë projekt”, ka thënë ministri Nikaj.

UBT

Gjatë takimit janë diskutar edhe një varg cështjesh të tjera që ndikojnë drejtëpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të komunës.

Nënkryetari i Kamenicës, Fatmir Matoshi, ka falënderuar ministrin Nikaj për angazhimin e tij për tu dalë në mbështetje ndërmarrjeve të vogla të mesme dhe mikro duke ftuar kështu për aplikim me projekte sa më të mira dhe të jenë përfituese të këtij fondi.

“Ju ftoj që në ditët në vijim të organizojmë së bashku një takim me ndërmarrësit e Kamenicës me qëllim që ata të kenë informata të plota për mundësinë e përfitimit nga ky projekt në mënyrë që bizneset e Kamenicës të jenë më aktive dhe të gjenerojnë vende të reja pune” tha nënkryetari Matoshi.

Drejtori i Ekonomisë, Zhvillimit dhe Diasporës Fatmir Krasniqi e ka njoftuar ministrin Nikaj me gjendjen e përgjithshme të bizneseve nga Kamenica dhe ka kërkuar nga MTI që ta mbështes komunën e Kamenicës në ndërtimin e një parku industrial. Kjo kërkesë është pranuar nga ministri Nikaj i cili ka premtuar se do ta mbështes këtë ide me të gjitha kapacitetet që ka MTI./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.