Uji Dea

Matoshi: KVRL partner i rëndësishëm për komunën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Nënkryetari i Komunës Fatmir Matoshi ka thënë se rinia e Kamenicës duhet të jetë pjesë e vendimmarrjes dhe t`i ndihmojë institucionet komunale në realizimin e politikave të rëndësishme për këtë sektor.

Nënkryetari Matoshi në punëtorinë e organizuar nga OSBE me Këshillin e Veprimit Rinor Lokal tha se komuna do ta ndihmojë këtë këshill me ofrimin e hapësirës për veprimtarinë e vet dhe me mbështetje të projekteve të rinisë. “Ne jemi të interesuar dhe të përkushtuar të mbrojmë rininë tonë, nga përfshirja e tyre në dukuritë negative siç është përdorimi i substancave narkotike, alkoolit, duhanit dhe përfshirjes së tyre në delikuenca, dhe për këtë kërkojmë mbështetjen tuaj. Tani që KVRL është duke shkuar drejt një procesi të zgjedhjeve në organizatë unë ju inkurajoj që të përfshihen sa më shumë të rinj nga të gjitha lokalitet dhe nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kamenicë” tha nënkryetari Matoshi i cili falënderoi edhe OSBE-në për mbështetjen që po i ofron kësaj organizate në punën e saj.

Drejtori rajonal i OSBE Ulrich Bifar tha se është i lumtur që në këtë përbërje po vëren një barazi të gjinive dhe inkurajoj pjesëmarrjen më të madhe të rinisë në KVRL.

Mobi Casa

Ai shtoi se qeverisja aktuale në Kamenicë ka treguar një përkushtim më të madh në realizimin e projekteve dhe programeve të rinisë dhe se vet prezenca e zyrtarëve të lartë komunal në këto takime është tregues mjaft pozitiv.

Një raport rreth punës së KVRL-së e ka paraqitur udhëheqësja e grupit Hamide Latifaj, ndërsa gatishmërinë për ta ndihmuar këtë organizatë e ka shprehur edhe përgjegjësi i sektorit të rinisë Faton Krasniqi. Në takim u tha se për shkak të mos alokimit të grantit prej 5 mijë eurosh në vitin e kaluar kanë mbetur pa u realizuar shumë aktivitete dhe projekte të KVRL-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.