Eko Higjiena

Matoshi: Krijimi i Qeverisë në dorën e Vetëvendosjes

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Analisti Halil Matoshi mendon se Lista Serbe, që në zgjedhjet e 8 qershorit doli me më së shumti deputetë nga të gjitha partitë e komuniteteve, nuk do të ketë rolin kryesor në formimin e Qeverisë së Kosovës.

Në një prononcim për Politiko.net, Matoshi thotë se pavarësisht se kush me kë do ta krijojë Qeverinë, Lista Serbe do të jetë pjesë e Ekzekutivit.

Megjithatë, ai mendon se rolin e ‘Kingmaker-it’ po e merr Lëvizja e Kurtit, pa të cilën thotë se do të jetë e vështirë të sigurohen numrat nga cilido kamp.

“Jo, nuk e shoh Listen Serbe si ‘Kingmaker’, sepse komunitetet jo shumicë e kanë të drejtën kushtetuese që të jenë pjesë e Qeverise së Kosovës, prandaj ata këtë të drejtë mund ta realizojnë në secilin variant qeverisës, pra ata do të jenë pjesë e ekzekutivit pa marrë para sysh se kush me kë e krijon Qeverinë e Kosovës”.

“Rolin e ‘Kingmaker-it’ në konfigurimin politik kosovar po e merr Lëvizja Vetëvendosje, pa të cilën, në të ardhmen, duket se asnjëri bllok nuk do të mund të krijojë Qeverinë”.

E udhëhequr dhe e formuar nga Beogradi, Lista Serbe që për herë të parë mori pjesë në zgjedhjet parlamentare, ka 9 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

ARKATANA

Së bashku me minoritetet tjera në seancën e tensionuar konstituive të 17 korrikut, ata votuan pro zgjedhjes së Isa Mustafës, Kryeparlamentar, post ky që pas u pezullua përkohësisht nga Gjykata Kushtetuese, pas kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Me hyrjen e Listës në Kuvend është thënë se Beogradi do ta dirigjonte Qeverinë e Kosovës, në rast se në përbërjen e saj nuk do të kishte një shumicë shqiptare.

Por, Halil Matoshi mendon ndryshe.

Thotë se këto janë ekzagjerime të shtetit serb, sepse, sipas tij, asgjë nuk ka ndryshuar në qeverisjen e Kosovës pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

“Përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë në Kosovë kanë qenë pjesë e të gjitha qeverive të vendit që nga paslufta e këtej. Dhe Lista Serbe nuk bën përjashtim, ajo nuk mundet ta dirigjojë me asgjë Qeverinë e Kosovës, pos që natyrisht do t’i realizojë të drejtat e veta kushtetuese.

E mira është se kjo listë i pranon institucionet shtetërore kosovare dhe kontributi i saj pritet të jetë konstruktiv dhe i baraspeshuar”, tha Matoshi. /Politiko.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.