Uji Dea

Matoshi: Krenohemi me studentët e Kamenicës

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Kandidati për kryetar të Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi, ka filluar takimet e debatit me grupet e studentëve të Kamenicës. Para studentëve kryetari Matoshi ka paraqitur vizionin e tij për rininë dhe komunën e Kamenicës në përgjithësi.

“Programi ynë qeverisës është i fokusuar kryesisht në sferën e ekonomisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës përmes sjelljes së investitorëve serioz në sferën e prodhimit. Kamenica ka kapacitete për ngjalljen e industrisë dhe program ynë në këtë drejtim është shumë konkret dhe garanton në muajt e parë të qeverisjes hapjen e mbi 500 vendeve të reja të punës. Hapja e këtyre vendeve të punës do të ndikojë drejtpërdrejt në studimet tuaja sepse do të krijohen mundësi punësimi për familjarët tuaj” tha kryetari Matoshi.

Duke folur për reformimin e administratës komunale, kryetari Matoshi prezantoi projektin e tij për hapjen e shtëpive komunale në fshatrat e Kamenicës në të cilat do të punojnë studentët e Kamenicës me qëllim të ofrimit të pushtetit sa më afër qytetarit dhe ofrimit të shërbimeve sa më afër tyre. “Ky projekt do të filloj të realizohet qysh në muajt e parë të qeverisjes, shtëpitë komunale, do të jenë në shërbim të qytetarëve në dy ndërrime gjatë ditës, në to do të punësohen studentët të cilët do të jenë aty për të pranuar kërkesat e qytetarëve. Komuna nën udhëheqjen e AKR-së do të jetë e informuar për të gjitha ngjarjet që ndodhin gjatë ditës në tërë territorin e vet dhe këtu përfshihen edhe lindjet e vdekjet dhe ngjarjet e tjera me rëndësi. Ky projekt qysh tash ka gjetur përkrahjen e donatorëve ndërkombëtar dhe do ta bëjmë funksional në muajt e parë të qeverisjes” tha Matoshi.

Mobi Casa

Në debat u fol edhe për rritjen e buxhetit për bursat, krijimin e hapësirave për studentët në biblioteka gjatë sezonës së verës, rrjetëzimit të studentëve të Kamenicës gjatë studimeve në Prishtinë dhe çështje të tjera që preokupojnë rininë.

Debati zgjati dy orë dhe u shoqërua me pyetje dhe komente rreth të ardhmes së Kamenicës dhe të rinjve në përgjithësi thuhet në njoftimin e degës së AKR-së në Kamenicë./rajonipress/