FITORJA

Matoshi konfirmon mbështetjen e projekteve për Gjilanin në vlerë prej mbi 1.6 milionë euro

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë konfirmimin e ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, për financimin e projekteve kapitale që e kalojnë shifrën e mbi 1.6 milionë euro në fushën e mjedisit.

Pas pritjes që i ka bërë në Gjilan ministrit Matoshi, kryetari Haziri e ka falënderuar atë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e madhe për projektet e Gjilanit në të mirë të qytetarëve.

“Buxheti i miratuar në Kuvendin e Republikës konfirmon mbështetjen e madhe të ministrit Matoshi për projektet e Gjilanit. Ne aspirojmë ta bëjmë Gjilanin qytet të gjelbër. E falënderoj për grantin prej 100 mijë euro dhe për mbështetjen e në projektet tjera që e kapin shifrën e mbi 1.6 milion eurove për këtë vit. Përpos impiantit, shtratit të lumit “Mirusha”, nga partneritet me Ministrinë e Mjedisit përfundimisht do të përfitojnë fshatrat, Pogragjë, Dobërçan, Lladova e Zhegra”, ka thënë Haziri pas takimit.

ARKATANA

Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, ndërkaq ka përmendur projektet që do t’i financoj gjatë vitit.

“Ne synojmë ta bëjmë Gjilanin qytet ekologjik. 100 mijë euro grante të fituara do të shkojnë prapë në ambientin. Përpos këtyre, do të fillojmë me një projekt me 700 mijë euro në zonat e gjelbra. 250 mijë euro për lumin Mirusha, ndërtimi i lumit Dobërçan 550 mijë euro, rregullimi i shtratit të lumit Stanishorka 100 mijë euro. Nuk do të jenë të vetmet projekte. Do t’i mbjellim 11 fidanë nga 11 nxënës të moshës 11-vjeçare për 11-vjetorin e Pavarësisë”, është shprehur ministri Matoshi,

Pas takimit, kryetari Haziri dhe ministri Matoshi kanë marrë pjesë në mbjelljen aktivitetet që shënojnë 11-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në mbjelljen 11 fidaneve në shkollën “Abaz Ajeti”, në aktivitetin kulturor të fëmijëve të shkollës fillore
“Thimi Mitko”, sikurse që kanë vizituar shtratin e lumit Mirusha në pjesën e epërme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.