ARKATANA

Matoshi: Komuna ka përfituar një grant nga qeveria zvicerane

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi ka konfirmuar se komuna është përfituese e një granti nga Projekti DEMOS, por se rezultatet mbi të cilat është fituar ky grant do të bëhen publike tek në gjysmën e dytë të muajit shtator.

Komuna e Kamenicës ka përfituar 40.000 euro nga fondi i Qeverisë Zvicerane i menagjuar nga Projekti DEMOS për performancën komunale.

Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, ka thënë se ky grant bazohet në performancën komunale të treguar gjatë vitit 2014. “Projekti DEMOS vlerëson performancën komunale bazuar në të dhënat që i merr nga Ministria e Financave, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Projekti DEMOS nëpërmjet këtyre të dhënave kalkulon pikët e performancës” ka thënë Matoshi

ARKATANA

Nënkryetari Matoshi ka thënë se komuna do të mund të tregonte performancë më të mirë me një angazhim edhe më të madh të disa sektorëve.

Granti i këtij viti së bashku me grantin e vitit të kaluar do të përdoren nga komuna për të mbuluar shpenzimet e papaguara të projektit të ujësjellësit Kopërnicë – Kolloleq – Shipashnicë e Epërme.

“Komuna e Kamenicës i është mirënjohëse qeverisë zvicerane dhe projektit DEMOS që ka përzgjedhur Kamenicën si komunë partnere, dhe për mundësinë që kishim që gjatë këtyre dy viteve të shlyejmë obligimet e papaguara të komunës në vlerën prej 72 000 eurosh për sistemin e ujësjellësit, ndërsa grantin që presim ta fitojmë për performancën e këtij viti do të destinojmë në një projekt të ri të infrastrukturës në vitin që vjen” ka thënë Matoshi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.