Eko Higjiena

Matoshi: Komplet Hidrosistemi Kikë – Kremenatë do na shërbejë si model për ndërtimin e shumë tjerëve në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Këto janë takimet e fundit para se projekti të aprovohet nga Bordi i Bankës e më pas shqyrtohet për aprovim nga Kuvendi i Kosovës. Besoj dhe shpresoj që ujëmbledhësi në Kremenatë dhe komplet Hidrosistemi Kikë – Kremenatë të na shërbejë si model për ndërtimin e shumë tjerëve në tërë territorin e Republikës së Kosovës ka thënë Fatmir Matoshi.

Postimi i plotë i Fatmir Matoshit

Në mënyrë që të plotësojmë detyrimin tonë përgatitor për Hidrosistemin Kikë-Kremenatë dhe të koordinojmë veprimet tona përpara takimeve me ekipin nga Banka Botërore në dy javët e ardhshme, në një takim të frytshëm, jam informuar rreth punëve të kryera nga ekspertët e grupit Alb-Architect për Vlerësimin e Ndikimit Social dhe Mjedisor për digën e Kremenatës te kryera gjatë tre muajve të fundit.

Mobi Casa

Një ekip i Bankës Botërore nga Washingtoni do të qëndrojë në Kosovë për të vlerësuar punët e kryera dhe do të zhvillojë disa takime me të gjitha palët e përfshira në këtë projekt me rëndësi të veçantë për Kosovën e sidomos për rajonin e Anamoravës si zona më e thatë në Kosovë.

Këto janë takimet e fundit para se projekti të aprovohet nga Bordi i Bankës e më pas shqyrtohet për aprovim nga Kuvendi i Kosovës. Besoj dhe shpresoj që ujëmbledhësi në Kremenatë dhe komplet Hidrosistemi Kikë – Kremenatë të na shërbejë si model për ndërtimin e shumë tjerëve në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Ekipi im, dhe unë, jemi të përkushtuar për të punuar deri në përmbushjen e detyrimeve tona në mënyrë që ky projekt të fillojë këtë vit, dhe që zona e Anamoravēs të mos mbetet pa ujë gjatë viteve në vijim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.