RCCOLA

Matoshi: Koalicioni është stabil, edhe më shumë do të shtohet efikasiteti

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Koalicioni qeverisës në Kamenicë po vazhdon funksionim normal të tij. Çështja e përfolur nga disa portale rreth mundësisë së prishjes së tij është spekulim i pastër dhe nuk paraqet asgjë serioze thotë Fatmir Matoshi për rajonipress.

Matoshi thotë se Komuna e Kamenicës po udhëhiqet nga Kryetari Begzad Sinani së bashku me AKR-në dhe AAK-në dhe për këtë punë që po bëhet Sinani e ka mbështetjen e plotë edhe të partive partnere në koalicion.

UBT

“Asnjëherë deri më tash çështja e mundësisë së prishjes së këtij koalicioni nuk është përmendur e aq më pak nuk është diskutuar nga ndonjëri prej partnerëve qeverisës. Kryetari Sinani do të vlerësoj kualitetin qeverisës nëpër drejtori komunale dhe e ka të drejtën e plotë si bartës i këtij koalicioni edhe të kërkojë nga partitë partnere zëvendësimin e ndonjë drejtori me qëllim të shtimit të efikasitetit në punë. Këso kërkesa nuk kemi pasur deri më sot, ndërsa nuk e përjashtojmë mundësinë që të rifreskojmë qeverisjen komunale në ndonjërën prej drejtorive” tha Matoshi./rajonipress/