GRANDEMALL

Matoshi: KFOR-i Amerikan mbetet një partner i rëndësishëm i institucioneve të Kamenicës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, ka pritur në takim lamtumirës Kapitenin Joshua Goforth, udhëheqës i njësisë së Monitorimit dhe Ndërlidhjes (LMT). Nënkryetari Matoshi e falënderoj kapitenin Amerikan për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë shërbimit të tij në Kosovë dhe i uroj suksese në detyrat që e presin.

“Me ju e kemi vazhduar dhe rritur edhe më shumë bashkëpunimin tonë institucional. KFOR-i Amerikan mbetet një partner i rëndësishëm i institucioneve lokale të Kamenicës dhe i qytetarëve në përgjithësi. E vlerësoj shumë bashkëpunimin tuaj në realizimin e projektit që po vazhdon edhe këto ditë për rregullimin e një zyre të Stacionit Policor në fshatin Karaqevë si dhe për të gjitha aktivitetet e tjera të përbashkëta” i ka thënë Kapitenit Goforth, nënkryetari Matoshi.

Kapiteni Joshua Goforth ka falënderuar qytetarët dhe institucionet komunale të Kamenicës për mikpritjen dhe bashkëpunimin e realizuar.”Ne kemi mbetur miq dhe unë do të përcjellë me vëmendje zhvillimet pozitive që do të ndodhin edhe në të ardhmen në Kamenicë, së bashku ne kemi arritur të bëjmë punë të mira për një ambient të qetë e të sigurtë” tha Kapiteni Goforth.

GRANDEMALL

Ushtaraku Amerikan i ndau edhe një mirënjohje për bashkëpunim, nënkryetarit të Kamenicës Fatmir Matoshi.

Gjithashtu në takim u fol për sigurinë në komunë, mundësitë që të ndihmohen shkollat e Kamenicës me pajisje sportive dhe shumë tema të tjera.

Në këtë takim u prezantua edhe udhëheqësi i ri i njësisë së Monitorimit dhe Ndërlidhjes. Togeri Kramarz, i cili shprehu gatishmërinë që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tutje me Kamenicën./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.