Matoshi kërkon nga KFOR-i të jetë i pranishëm në vijën e kontestuar në Karaqevë
Kamenicë – Prezenca e KFOR-it Amerikan rreth vijës kufitare shton sigurinë për banorët tanë, andaj kërkojmë që të jeni sa më prezent sidomos tek vija e kontestuar në Karaqevë, deri në demarkacionin e kufirit me Serbinë sepse atje padrejtësisht një pjesë e territorit të Kosovës nuk po lejohet të kontrollohet nga Policia e Kosovës” ka thënë nënkryetari Matoshi.
Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi dhe Drejtori i Arsimit, Agim Shkodra, pritën sot Kapitenin Gorforth me bashkëpunëtorët.
Temë e këtij takimi ishte situata rreth vijës kufitare me Serbinë. “Prezenca e KFOR-it Amerikan rreth vijës kufitare shton sigurinë për banorët tanë, andaj kërkojmë që të jeni sa më prezent sidomos tek vija e kontestuar në Karaqevë, deri në demarkacionin e kufirit me Serbinë sepse atje padrejtësisht një pjesë e territorit të Kosovës nuk po lejohet të kontrollohet nga Policia e Kosovës” ka thënë nënkryetari Matoshi.
Kapiteni i sapoardhur Gorforth ka premtuar se ushtarët e tij do të jenë prezent në atë pjesë dhe do të flasin edhe me banorët.
Temë tjetër e këtij takimi ishte edhe bashkëpunimi i KFOR-it me shkollat e Kamenicës, dhe për këtë pikë drejtori Agim Shkodra i ka njoftuar përfaqësuesit e KFOR-it lidhur me procesin edukativo-arsimor, të arriturat dhe vështirësitë që ka komuna në menaxhimin e arsimit./rajonipress/


