FIDANISHTJA

Matoshi: Kampi Bondsteel nuk do të mbyllet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, pas takimit me Komandantin e Njësisë së Ndërlidhjes dhe Monitorimit në kuadër të KFOR-it Amerikan, ka thënë se ka marrë mesazhin nga Komandanti i Kampit Bondsteel Koloneli Gammon se kampi amerikan në Kosovë nuk do të mbyllet edhe të paktën për disa vite.

”Ka pasur shqetësime dhe informata se ky kamp do të mbyllet deri në fund të këtij viti, por sot u njoftuam nga KFOR-i Amerikan se kjo nuk do të ndodhë. Togeri Kramarz e përcolli porosinë e Kolonelit Gammon se kampi do të mbetet i hapur edhe për disa vite, dhe këtë e vlerësojmë si një lajm shumë të mirë për aspektet e sigurisë në rajonin tonë. Ne e vlerësojmë punën e të gjitha shteteve në kuadër të KFOR-it, por në veçanti i jemi mirënjohës dhe falënderues KFOR-it Amerikan për prezencën dhe angazhimet e tyre në fushën e sigurisë dhe në fusha të tjera” ka thënë nënkryetari Matoshi.

UBT

Në takim u fol edhe për situatën e sigurisë në përgjithësi si dhe për aktivitete të përbashkëta të komunës dhe KFOR-it.

Nënkryetari Matoshi i falënderoj KFOR-in për pajisjet sportive donacion për shkollën në Koretin, si dhe për aktivitete të tjera të përbashkëta./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.