Eko Higjiena

Matoshi: Kamenica vend i qetë dhe i sigurtë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Duke folur për sigurinë në komunë, nënkryetari Matoshi, ka thënë se është vlerësim i institucioneve lokale se kemi një situatë të qetë e të sigurtë në komunë dhe kjo në radhë të parë është meritë e qytetarëve tanë dhe e institucioneve të tjera përgjegjëse.

Është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi të cilën e ka udhëhequr nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi.

Duke folur për sigurinë në komunë, nënkryetari Matoshi, ka thënë se është vlerësim i institucioneve lokale se kemi një situatë të qetë e të sigurtë në komunë dhe kjo në radhë të parë është meritë e qytetarëve tanë dhe e institucioneve të tjera përgjegjëse. “Komuna u është mirënjohëse organeve të sigurisë, këshillave lokale, bashkësive fetare dhe të gjithë të tjerëve për angazhimet e tyre në aspektin e sigurisë në komunë. Duhet të jemi më të angazhuar tani në sezonin e verës për shkak të shtimit të numrit të pjesëmarrësve në komunikacion pas ardhjes së mërgimtarëve, gjithashtu të angazhohemi për evidentimin e vendeve që mund të paraqesin rrezik për sigurinë e njerëzve” ka thënë nënkryetari Matoshi.

Komandanti i Stacionit Policor Kapiteni Nazif Hajrizi, ka thënë se në përgjithësi situata është e qetë dhe ditëve të fundit ka pasur disa raste të shpeshtuara të vjedhjes së kafshëve dhe ne po punojmë në zbardhjen e këtyre rasteve.

Uji Dea

Për sigurinë kanë diskutuar edhe anëtarët e tjerë të KKSB-së. Ndërsa në këtë këshill u prezantuan edhe ndryshimet e përbërjes ku Bujar Fera do ta përfaqësoj Bashkësinë Islame dhe Ramiz Kryeziu komunitetin rom.

Në këtë takim u miratua plani i punës së KKSB-së në të cilin u shtuan edhe dy aktivitete të tjera që kanë të bëjnë me fushata vetëdijesimi për rreziqet që paraqet trafikimi me qenie njerëzore dhe dhuna në familje si dhe ligjëratat nga ana e FSK-së nëpër shkolla për rrezikun e përdorimit të mjeteve piroteknike.

Plani i punës u miratua me të gjitha votat e anëtarëve të KKSB-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.