Matoshi: Kamenica sërish do ta ketë lumin e saj

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Fatmir Matoshi ish ministër i ambientit ka thënë se ngadalë, por sigurtë, Kamenica sërish do ta ketë lumin e saj.

UBT

”16 kaskadat, një urë metalike, ndriçimi, shëtitoret për këmbësorë e staza për biçikleta do ta bëjnë këtë pjesë të Kamenicës mjaft atraktive” ka shkruar Fatmir Matoshi i cili sa ishte ministër ishte angazhuar maksimalisht që qyteti i Kamenicës të përfitojë projekte infrastrukturore dhe për këtë gjest dhe këtë angazhim qytetarët e Kamenicës e kanë falënderuar zotin Matoshi./rajonipress/