GRANDEMALL

Matoshi: Jemi të hapur dhe transparent për të gjithë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Fatmir Matoshi, nënkryetar i komunës së Kamenicës bëri të ditur për transparencën komunale, ku sipas tij, dyert janë të hapura për secilin, duke shprehur përkrahje dhe gatishmëri për të bashkëpunuar me ATRC, mediat dhe shoqërinë civile, për një komunë sa më transparente dhe për themelimin e komiteteve konsultative si urë lidhëse mes qytetarit dhe komunës.

Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC, në kuadër të projektit “Qytetarët aktiv – komuna të përgjegjshme dhe transparente” të mbështetur nga Olof Palme, ka mbajtur punëtori me zyrtarët komunal të Kamenicës, shoqërinë civile etj, me qëllim të përfshirjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse dhe të krijimit të Komitetit Konsultativ për procesin e qytetarëve në vendimmarrje, në nivel lokal që nga faza e planifikimit të buxhetit komunal deri në implementimin e tij.

Gjatë kësaj punëtorie Nora Susri menaxhere e programit, prezantoi edhe një udhëzues për procesin e buxhetimit me pjesëmarrje, të përgatitur nga ATRC, si shembuj dhe rekomandime për komunat dhe organizatat e shoqërisë civile e qytetarët rreth aplikimit të buxhetimit me pjesëmarrje dhe përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje, që nga faza e planifikimit të buxhetit komunal deri në implementimin e tij.

FIDANISHTJA

Fatmir Matoshi, nënkryetar i komunës së Kamenicës bëri të ditur për transparencën komunale, ku sipas tij, dyert janë të hapura për secilin, duke shprehur përkrahje dhe gatishmëri për të bashkëpunuar me ATRC, mediat dhe shoqërinë civile, për një komunë sa më transparente dhe për themelimin e komiteteve konsultative si urë lidhëse mes qytetarit dhe komunës.

Në takim u debatua për identifikimin e nevojave të qytetarëve dhe të gjithë të pranishmit e mbështeten këtë iniciativë të ATRC –së për themelimin e komitetit konsultativ./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.