Eko Higjiena

Matoshi i kënaqur me vizitën në Maqedoni

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi tha për rajonipress se është ndarë i kënaqur me vizitën e tij dhe të pjesëmarrësve të tjerë në Maqedoni. Atje kemi parë përvojat e drejtpërdrejta të funksionimit të pushtetit lokal, problemet me decentralizimin të cilat janë identike me ato që po na shfaqen edhe në komunat e Kosovës.

Fatmir Matoshi tha se nga këto takime është njohur me raportet në mes ekzekutivit komunal dhe asambleve komunale, zbatimin e procesit të decentralizimit, funksionalitetin e komunave dhe ofrimin e shërbimeve nga ndërmarrjet komunale si dhe janë trajtuar shumë tema që ndërlidhen me aspektet e qeverisje së mirë dhe bashkëpunimit ndër-komunal.

Uji Dea

Matoshi tha se për të personalisht dhe për ekipin e tij nga Kamenica ka qenë një përvojë e mirë vizita në Maqedoni pasiqë delegacioni ku merrnin pjesë mbi 40 anëtarë, kryetarë dhe nënkryetarë, kryetarë të kuvendeve komunale, ishte i kyçur në temat preokupuese dhe të ngjashme me të cilat ballafaqohemi edhe ne si komuna.

Matoshi tha se Besnik Tahiri si udhëheqës i programit e ka realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme vizitën e përfaqësuesve kosovar në komunat shqiptare në Maqedoni./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.