Fundamenti

Matoshi i AKR-së përkrah zjarrfikësit dhe QKMF në Kamenicë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kandidati i AKR për kryetar të Kamenicës, Fatmir Matoshi së bashku me bashkëpunëtorët ka vizituar sot Njësinë Profesionale të Zjarrfikës dhe Shpëtimit në Kamenicë dhe i ka falënderuar ata për punën e mirë që po bëjnë. Zjarrfikësit e Kamenicës kanë ruajtur jetët dhe pasurinë e qytetarëve të Kamenicës, dhe ne jemi krenar me punën Tuaj dhe të udhëheqësve të shërbimit të zjarrfikësve tha Matoshi.

Pavarësisht faktit se ky shërbim ka kaluar në kompetencat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Matoshi ka premtuar përmirësim të kushteve për ta. “Do të largohen kamionët nga objekti ku ju rrini për shkak se ata ndotin ambientin dhe shkaktojnë dëme shëndetësore për ju, pasi që ndizen së paku dy herë gjatë ditës. Për kamionët do të ndërtohet një garazh e veçantë, ndërsa hapësira ku janë tani do të shndërrohet në sallë rekreacioni sportiv dhe të pajiset me rekuizita sportive, siç janë tavolinat e ping-pongut, bilardos etj. Me këtë plotësojmë obligimin Tuaj ligjor për aktivitet sportiv për dy orë në ditë dhe i kontribuojmë ngritjes së motivit për punë pasi orari Juaj i punë zgjat 12 orë” tha Matoshi.

Zjarrfikësit kujdestar e njoftuan kandidatin për kryetar komune me kushtet e punës, ndërsa ndër problemet kryesore të tyre janë që edhe përkundër se e kanë të rregulluar me ligj, ata nuk paguhen për punën gjatë festave ose atë jashtë orarit. Tashmë zjarrfikësit e Kamenicës e kanë të themeluar edhe sindikatën e tyre, dhe presin që të gjitha këto probleme të gjejnë zgjidhje sa më të mirë dhe sa më të shpejtë.

AKR do ta ndryshojë tërësisht QKMF-në

Mobi Casa

Kandidati i AKR për kryetar të Kamenicës, Fatmir Matoshi së bashku me sekretarin Nebi Sylejmani dhe bashkëpunëtorët ka vizituar sot Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kamenicë.

Matoshi ka takuar mjekët dhe personelin tjetër shëndetësor në QKMF si dhe ka biseduar edhe me pacientët prezent në atë kohë në QKMF. Personeli shëndetësor e ka njoftuar kandidatin Matoshi për punën që bëhet në QKMF, kushtet dhe sfidat me të cilat përballet kjo qendër gjatë punës.

“QKMF-ja meriton një trajtim më të mirë nga institucionet komunale dhe këtë trajtim do ta ketë në katër vitet e ardhshme. Po ashtu këtu është shumë i nevojshëm një menaxhim më i mirë i kësaj qendre, ndërsa investimet nga komuna do të shumëfishohen. Emergjenca ka kushte të rënda pune dhe hapësirë të pamjaftueshme dhe këtu duhet të intervenohet urgjentisht. Po ashtu një kujdes shumë më i madh duhet ti kushtohet repartit të gjinekologjisë, për të ofruar shërbime sa më të mira për gratë.” tha Matoshi.

Angazhimi i menaxhmentit të QKMF-së duhet të jetë më i madh përsa i përket kërkesave për furnizim me barëra të listës esenciale dhe sidomos në distribuimin proporcional të tyre në ambulancat e fshatrave në mënyrë që të bëhet funksionalizimi i tyre” tha Matoshi thuhet në njoftimin e degës së AKR-së në Kamenicë./rajonipress/