Eko Higjiena

Matoshi: Gjendja e sigurisë në Kamenicë është e mirë dhe stabile

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Nënkryetari Fatmir Matoshi, në emër të strukturave komunale, dha vlerësimet rreth gjendjes së sigurisë në komunën e Kamenicës, duke e konsideruar të mirë dhe stabile.

Mbledhjen e sotme e udhëhoqi nënkryetari i komunës zotit Fatmir Matoshi. Në rend të ditës ishte vlerësimi i situatës së sigurisë në Komunën e Kamenicës, si dhe informata e drejtorit të Drejtorisë për Shpëtim dhe Emergjencë, Faik Rexhepi, lidhur me përgatitjet e kësaj drejtorie për sezonin dimëror.

Nënkryetari Matoshi, në emër të strukturave komunale, dha vlerësimet rreth gjendjes së sigurisë në komunën e Kamenicës, duke e konsideruar të mirë dhe stabile.

Ndërkaq, ai tha se në mënyrë më profesionale, mund të flas për këtë temë komandanti i Stacionit të Policisë në Kamenicë, Nazif Hajrizi.

FIDANISHTJA

Komandanti i policisë, ishte dakord me vlerësimet e strukturave komunale lidhur me gjendjen e sigurisë në komunë tonë, ai poashtu tregoi se policia është e përgatitur edhe për sezonin dimëror, duke e bazuar strategjinë sipas kushteve dhe rrethanave. Këtyre ditëve do të shtohet numri i automjeteve në rrugë, pas ardhjes së bashkatdhetarëve nga perëndimi për festat e fundvitit.

Komandanti i policisë, i falënderoi të pranishmit për bashkëpunim, duke thënë se rezultatet e deritanishme nuk janë vetëm rezultate të policisë, por të përbashkëta.

Drejtori i Drejtorisë për Shpëtim edhe Emergjencë, Faik Rexhepi, i njoftoi të pranishmit për përgatitjet e bëra për sezonin dimërorë dhe thotë se Drejtoria për shpëtim dhe Emergjenca është në gjendje gatishmërie./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.