UBT

Matoshi: Familjarë të dëshmorëve dhe nxënës do të vizitojnë Turqinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, ka pritur sot në takim kryetarin e shoqatës Shkup – Kosovë Rexhep Gyndyz me bashkëpunëtorët. Në takim të përzemërt u diskutuan fushat e bashkëpunimit për këtë vit në mes të Kamenicës dhe komunitetit shqiptar e autoriteteve lokale në Bursa.

Sipas Matoshit bashkëpunimi do të realizohet kryesisht në vizita të ndërsjellta të shkollave partnere me mundësi të përfitimit të përvojave dhe ndonjë donacioni nga Bursa për Kamenicën. “Nxënës të shkollës teknike të Kamenicës do të kenë rastin të vizitojnë fabrika dhe shkolla teknike në Turqi dhe të shohin anën praktike të funksionimit të tyre, dhe për këtë e falënderojmë kryetarin Rexhep Gyndyz. Po ashtu kam kënaqësinë të them se këtë vit me ftesën e shoqatës Kosovë – Shkup në Turqi do të shkojnë në vizitë pjesëtarë të familjeve të Dëshmorëve nga Kamenica.” tha Matoshi.

Hidromorava

Rexhep Gundyz u shpreh i lumtur që sërish po qëndron në Kamenicë dhe falënderoj autoritetet komunale për propozimin që një rrugë e Kamenicës të mbajë emrin Sahit Gyndyz.

Rexhep Gyndyz së bashku me nënkryetarin Matoshi i bënë një vizitë drejtorisë së arsimit ku u pritën nga drejtori Agim Shkodra dhe në të cilin takim u diskutua më në detaje për bashkëpunimin mes shkollave të Kamenicës dhe atyre në Bursa të Turqisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.