Matoshi: Fabrika e kërpudhave do të “ndërtohet” në Kamenicë

Gjilan – “Hirano” është një kompani e cila vitin e kaluar është regjistruar edhe në Kosovë dhe ka paraqitur një kapital të mirë për këtë lloj prodhimi. Kjo kompani e ka blerë edhe vendin për ndërtimin e fabrikës dhe ka bërë investime me qindra mijëra euro deri në këtë fazë dhe të gjitha punët janë kryer nga kompani kamenicase. Unë besoj e shpresoj shumë se ky investim do të vazhdojë sa më parë tha për rajonipress Fatmir Matoshi.
Fatmir Matoshi thotë se sjellja e investitorëve japonez dhe evropian në Kamenicë për ndërtimin dhe funksionalizimin e një fabrike kërpudhash ekzotike të llojit “Chitake” është bërë si premtim nga kompania “Hirano” gjatë vitit të kaluar, raporton rajonipress.
Sipas tij këtë interesim për investime në radhë të parë e ka publikuar Presidenti Pacolli i cili ka zhvilluar takime me përfaqësues të kësaj kompanie, ndër të cilat partnere është edhe kompania e familjes së kryetarit aktual të Mitrovicës Agim Bahtiri, dhe ne përveç që e kemi mirëpritur edhe jemi angazhuar që ky investim të ndodhë pikërisht në Kamenicë.
“Hirano” është një kompani e cila vitin e kaluar është regjistruar edhe në Kosovë dhe ka paraqitur një kapital të mirë për këtë lloj prodhimi. “Kjo kompani e ka blerë edhe vendin për ndërtimin e fabrikës dhe ka bërë investime me qindra mijëra euro deri në këtë fazë dhe të gjitha punët janë kryer nga kompani kamenicase. Unë besoj e shpresoj shumë se ky investim do të vazhdojë sa më parë” tha Matoshi.
Duke qenë se tanimë AKR është pjesë e qeverisjes komunale dhe në kuvend ka grupin e këshilltarëve të saj, së bashku me partnerin udhëheqës qeverisës PDK-në, ne jemi të përkushtuar dhe të vendosur që t`i mbështesim investimet e kësaj kompanie ose cilësdo kompani prodhuese që mund të vij në Kamenicë për të punuar dhe për të krijuar vende të reja të punës. “Për më tepër e sigurojmë kompaninë “Hirano” se do të realizojmë projektin e ndriçimit dhe të trotuarit deri tek vendi ku ata kanë planifikuar ndërtimin e kësaj fabrike” tha Matoshi.
Matoshti thotë se ardhja e këtyre investitorëve normalisht që ka qenë pjesë edhe e fushatës elektorale të vitit të kaluar dhe ne si degë e AKR-së e kemi promovuar atë, por qëllimi ynë ka qenë dhe mbetet që të angazhohemi pa lodhje për cilindo investitorë të mundshëm. “Për aq sa ne e kemi promovuar këtë punë, subjektet e tjera politike kanë shpërndarë edhe dezinformata dhe të pavërteta rreth saj. Kam dëgjuar nga rivalët politik se ne si parti kemi shpërndarë edhe kontrata pune për këtë fabrikë, kjo është e pavërtetë dhe e them me përgjegjësinë më të lartë morale se asnjë kontratë nuk ka ekzistuar, dhe nëse dikush e ka një kontratë të tillë të dhënë nga dega e AKR-së të njëjtën ta bëjë publike dhe rrogën time për tërë këtë mandat do t`ia kaloj në llogarinë e tij” ka sqaruar Matoshi./rajonipress/