Matoshi: Emërtimi i rrugës me emrin e Millosheviqit mund të jetë marrë nga strukturat paralele
Kamenicë – Rruga atje mund të ketë ekzistuar, por emërtimi i saj me emrin e një krimineli nuk është bërë kurrë, poashtu as emërtimi i rrugës me emrin e Drazha Mihajlovicit nuk ka ndodhur ndonjëherë. Emërtimi për të cilin flet Kryesuesi i KK të Ranillukut mund të jetë i marrë nga strukturat paralele, nga të cilat duhet të distancohet Kryetari dhe kryesuesi i Ranillukut, sepse janë zyrtarë të Republikës së Kosovës ka thënë Fatmir Matoshi.
Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Fatmir Matoshi ka reaguar ndaj deklaratës së kryesuesit të Kuvendit Komunal të Ranillukut i cili ka thënë se emërtimi i rrugës me emrin e kriminelit Sllobodan Millosheviq ka ndodhur më herët dhe se ai vetëm se e ka marrë listën me emrat e rrugëve të emërtuara.
Matoshi përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo është e saktë dhe nuk qëndron. I vetmi proces i emërtimit dhe riemërtimit të rrugëve nga paslufta ka ndodhur në vitin 2004, kur janë emërtuar rrugët dhe sheshi i qytetit të Kamenicës.
Lexoni postimin e plotë:
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Ranillukt paska deklaruar se emërtimi i rrugës me emrin e kriminelit Sllobodan Millosheviq ka ndodhur më herët dhe se ai vetëm se e ka marrë listën me emrat e rrugëve të emërtuara. Kjo nuk është e saktë dhe nuk qëndron. I vetmi proces i emërtimit dhe riemërtimit të rrugëve nga paslufta ka ndodhur në vitin 2004, kur janë emërtuar rrugët dhe sheshi i qytetit të Kamenicës. Vendimi për këtë emërtim e ka numrin 344 dhe është i datës 24.06.2004. Rruga atje mund të ketë ekzistuar, por emërtimi i saj me emrin e një krimineli nuk është bërë kurrë, poashtu as emërtimi i rrugës me emrin e Drazha Mihajlovicit nuk ka ndodhur ndonjëherë. Emërtimi për të cilin flet Kryesuesi i KK të Ranillukut mund të jetë i marrë nga strukturat paralele, nga të cilat duhet të distancohet Kryetari dhe kryesuesi i Ranillukut, sepse janë zyrtarë të Republikës së Kosovës.


