Hidromorava

Matoshi: Edhe planifikimet e buxhetit për vitin që vjen janë të mira për Kamenicën

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Krahas pastrimit të shtratit të lumit në Koretin po vazhdon edhe ndërtimi i kolektorit për ujëra të zeza, sipas dinamikës së punëve presim që projekti për këtë fazë të përfundojë deri në fund të muajit dhjetor ka shkruar Fatmir Matoshi.

Mobi Casa

Matoshi ka shtuar se asnjë premtim të parealizueshëm nuk u kemi dhënë qytetarëve të Kamenicës. “Te gjitha do te realizohen. Edhe planifikimet e buxhetit për vitin që vjen janë të mira për Kamenicën. Shpresoj që qeveria e re t`i vazhdojë ato” ka thënë Matoshi./rajonipress/