Matoshi edhe në ditë feste viziton policinë, zjarrfikësit dhe QKMF
Kamenicë – Jo të gjithë kanë pasur fatin që të jenë pranë sofrës së Fiter Bajramit. Janë disa institucione emergjente që duhet patjetër të kujdestarojnë. Duke parë këtë sakrificë të tyre Fatmir Matoshi nënkryetar i Kamenicës ka vizituar policinë, zjarrfikësit dhe QKM.
“Një pjesë të ditës së Fitër Bajramit, e kaluam në vizita shërbimeve emergjente në Kamenicë. Së bashku me drejtorët komunal, komandantin e Policisë dhe Komandantin e zjarrfikësve, sot vizituam QKMF-në, Zjarrfikësit dhe Stacionin Policor të Kamenicës” ka thënë Fatmir Matoshi.
Jo të gjithë kanë pasur fatin që të jenë pranë sofrës së Fiter Bajramit. Janë disa institucione emergjente që duhet patjetër të kujdestarojnë. Duke parë këtë sakrificë të tyre Fatmir Matoshi nënkryetar i Kamenicës ka vizituar policinë, zjarrfikësit dhe QKM.
“Respekt i veçantë për të gjithë ata që sot janë në punë derisa qytetarët e tjerë festojnë. Dhjetëra pacientë në QKMF, dy intervenime të zjarrfikësve deri në këtë kohë dhe patrullimet e pandërprera të Policisë, janë këto angazhime të këtyre institucioneve që vlerësohen lartë prej nesh dhe duhet të vlerësohen nga të gjithë” tha Matoshi./rajonipress/


