RCCOLA

Matoshi e nisë fushatën me homazhe tek varrezat e dëshmorëve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kandidati për Kryetar të Kamenicës nga AKR Fatmir Matoshi, i shoqëruar nga kandidatët për Asamble Komunale dhe zyrtarë të tjerë partiak ka hapur fushatën elektorale me homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Kamenicë.

Matoshi me këtë rast tha se e hapim fushatën në këtë vend që për ne qytetarët e Kamenicës, është Prekazi ynë, është vendi më i shenjtë i kësaj komune. “Jemi sot në hapjen e fushatës para varreve të dëshmorëve tanë, për të dhënë një betim tek ata se ky ekip që garon për të qeverisur me Komunën nuk do të devijojë asnjëherë nga rruga e drejtë. Ky ekip mban me përgjegjësi të lartë krenarinë dhe lavdinë për lirinë për të cilën ranë këta dëshmorë dhe nuk do të lejojë që për asnjë çmim dhe për asnjë kusht vepra e dëshmorëve të lëndohet nga veprime të papërgjegjshme të zyrtarëve të institucioneve komunale”, Matoshi.

UBT

Gjatë qeverisjes me Komunën e Kamenicës AKR dhe kryetari Fatmir Matoshi do të shtojnë kujdesin për familjet e dëshmorëve dhe do të rrisë angazhimin institucional për të gjitha kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së./rajonipress/