FIDANISHTJA

Matoshi: Askush nuk do të jetë mbi ligjin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Nënkryetari i komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi është i vetmi zyrtar komunal që ka pranuar të flas rreth arrestimit të zyrtarit komunal R.L. i cili ende ndodhet në masën e paraburgimit. Matoshi tha se Komuna e Kamenicës është e përkushtuar të bashkëpunojë me institucionet e drejtësisë, sepse kemi krijuar shtetin ligjor në të cilin askush nuk mund të jetë mbi ligjin.

Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi në një prononcim për rajonipress tha se një zyrtar i yni komunal është ftuar nga policia dhe atij i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh. “Komuna është në pritje të vendimit rreth tij, dhe varësisht nga vendimi do të ndërmarrë masat konform ligjit” shtoj Matoshi, raporton rajonipress.

Matoshi tha se Komuna e Kamenicës është e përkushtuar të bashkëpunojë me institucionet e drejtësisë, sepse tani kemi krijuar shtetin ligjor në të cilin askush nuk është mbi ligjin.

Mobi Casa

Ndryshe Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, njësia në Gjilan, ka realizuar një operacion policor me ç’rast ka arrestuar një person të dyshuar, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Bazuar në hetimet preliminare policore personi i dyshuar, tashmë i arrestuar nga policia, me veprime të kundërligjshme u ka ndihmuar në përgatitjen e dokumentacionit fiktiv operatorëve ekonomikë në Kamenicë, të cilët kanë bërë eksploatimin e zhavorrit në mënyrë të kundërligjshme.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer me autorizim të prokurorit përkatës dhe ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera hetimore kishte njoftuar policia./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.