RCCOLA

Matoshi: Askush nga AKR-ja nuk kaloi në AAK, ndodhi e kundërta

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – AKR-së në Kamenicë nuk i është larguar askush nga struktura e saj siç ka pretenduar dhe dezinformuar ditëve të fundit fillimisht dega e AAK-së dhe pastaj edhe selia e kësaj partie në Prishtinë sigurisht në mungesë të informacionit të besueshëm thotë Fatmir Matoshi.

Fatmir Matoshi kryetar i AKR-së në Kamenicë sqaron se Ramadan Basha nuk ka qenë pjesë e asnjë strukture udhëheqëse të AKR-së në Kamenicë dhe se i njëjti është larguar nga anëtarësia e partisë në janar të këtij viti me vullnetin e tij personal derisa ishte nënkryetari i emëruar dhe jo i zgjedhur nga kuvendi i AKR-së.

“Dega e AKR-së në Kamenicë e falënderon edhe njëherë Ramadan Bashën për kontributin e dhënë në kuadër të marrëveshjes së AKR-së dhe Iniciativës Qytetare të Koretinit në bazë të së cilës Ramadan Basha ka konkurruar për kryetar komune përmes AKR-së. Njerëzore do të ishte që AAK-ja të prezantonte ri-kthimin e Ramadan Bashës në AAK sepse i njëjti ka qenë anëtar i kësaj partie, para se të kalonte në iniciativën qytetare, prej nga doli në PDK, erdhi në AKR dhe pastaj u rikthye në AAK” ka thënë Matoshi.

Mobi Casa

Sipas Matoshit tendencat e AAK-së në Kamenicë që përmes mashtrimeve të tilla të përfitojë elektorat janë mjaft të dëmshme në radhë të parë për vet AAK-në pastaj edhe për tërë klimën politike në përgjithësi. “AAK-ja përmes inskenimit të ngjarjeve të tilla po tenton të minimizoj humbjet dhe të parandaloj ikjen e anëtarësisë së saj.
Ditë më parë përveç shumë aktivistëve dhe anëtarëve të AAK-së edhe nënkryetari i parë i AAK-së në Kamenicë Fatmir Krasniqi u largua nga ky subjekt dhe i`u bashkua AKR-së. Krasniqi ka qenë për dy mandate nënkryetar i parë i kësaj partie dhe për tetë vite këshilltar komunal, ai në garën e vitit 2007 për kryetar komune ka marrë vota 40% më shumë se partia e tij”.

Bashkëpërgjegjëse për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet Kamenica është edhe AAK-ja e cila është pjesë përbërëse e koalicionit qeverisës në komunë. Është moment me rëndësi që kjo parti të reflektoj mbi dëmet që i ka shkaktuar në tri vitet e fundit qytetarëve të Kamenicës ka thënë Matoshi./rajonipress/