United Hospital

Matoshi: AKR përfaqëson forcën më unike dhe më të organizuar në Kamenicë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Sot AKR përfaqëson forcën më unike dhe më të organizuar në Kamenicë, tani po hyjmë në një proces zgjedhor dhe dhjetë ditët në vijim janë ditët kur në parti do të mirëpresim edhe aktivistë të rinjë të cilët do të hyjnë në proces zgjedhor. Është obligim i secilit prej nesh që të propozojmë të ri të cilët janë të gatshëm të bëhen pjesë e AKR-së. Angazhimi ynë brenda institucioneve komunale është për tu respektuar nga të gjithë, sikur të qeverisnim komunën dhe të ishim partia e par në pushtet, do të kishim qeverisje të kualitetit më të mirë, dhe këtë do ta bëjmë në mandatin që vjen ka thënë midis tjerash kryetari i AKR-së Fatmir Matoshi.

Këshilli Drejtues i Degës së AKR-së në Kamenicë, në takimin e mbajtur sot, ka diskutuar për agjendën e zgjedhjeve partiake në Komunë. AKR ka themeluar një komision 11 anëtarësh i cili do të organizoj procesin zgjedhor në të gjitha lokalitetet e Kamenicës.

Gjithashtu janë caktuar edhe koordinatorët e Forumit Rinor dhe Forumit të Gruas brenda AKR-së.

Kryetari aktual i Degës Fatmir Matoshi, i ka falënderuar të gjitha strukturat e degës për punën e deritanishme dhe i ka inkurajuar që të jenë shumë aktiv gjatë këtij procesi. “Sot AKR përfaqëson forcën më unike dhe më të organizuar në Kamenicë, tani po hyjmë në një proces zgjedhor dhe dhjetë ditët në vijim janë ditët kur në parti do të mirëpresim edhe aktivistë të rinjë të cilët do të hyjnë në proces zgjedhor. Është obligim i secilit prej nesh që të propozojmë të ri të cilët janë të gatshëm të bëhen pjesë e AKR-së. Angazhimi ynë brenda institucioneve komunale është për tu respektuar nga të gjithë, sikur të qeverisnim komunën dhe të ishim partia e par në pushtet, do të kishim qeverisje të kualitetit më të mirë, dhe këtë do ta bëjmë në mandatin që vjen” ka thënë midis tjerash kryetari i AKR-së Fatmir Matoshi.

ARKATANA

Dega e AKR-së në Kamenicë i ka dhënë mbështetje reformave në parti të ndërmarra nga Presidenti Behgjet Pacolli, ndërsa Këshilli Drejtues gjithashtu u njoftua se Komisionin Qendror të AKR-së me vendim të Presidentit të AKR-së do ta udhëheq Kryetari i Degës së Kamenicës Fatmir Matoshi.

Komisioni organizativ i zgjedhjeve në parti do të përbehet nga : Bekim Kastrati, Memli Morina, Avdi Shillova, Satmifer Kryeziu, Valon Maliqi, Agim Bucolli, Faik Rexhepaj, Ferdane Rrudhani dhe Fatbardha Maliqi. Zgjedhjet e Forumit të Gruas do t`i koordinoj Besarta Kallaba – Poroshtica , ndërsa ato të Forumit Rinor Florim Demolli.

Zgjedhjet nëpër nëndegët e AKR-së në Kamenicë do të fillojnë pas dhjetë ditësh ndërsa Kuvendi i Degës pritet të mbahet në Qershor./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.