Eko Higjiena

Matoshi: AKR-ja dhe Pacolli zgjidhja më e mirë për Anamoravën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Pacolli dhe AKR-ja janë alternativa më e mirë për rajonin e Gjilanit, komunat tona janë të lëna pasdore nga qeveritë e deritanishme, ky rajon meriton një përkrahje shumë më të madhe në zhvillimin e tij, dhe kjo mund të ndodh vetëm me AKR-në ka thënë Fatmir Matoshi.

Zgjedhjet e brendshme në AKR-në e Kamenicës, kanë sjellë shumë ndryshime dhe kanë krijuar mundësi për kyçjen e të rinjëve në struktura dhe në marrjen e përgjegjësive brenda partisë. Kryetari i AKR-së në Kamenicë Fatmir Matoshi, ka thënë se procesi po zgjat më tepër sesa që ishte paraparë për shkak se grupi punues për zgjedhjet ka vlerësuar se i nevojitet kohë në mënyrë që partia të nxjerrë kuadro sa më të përgatitura për ta qeverisur komunën në mandatin që vjen.

Mobi Casa

“Kemi përfunduar më shumë se gjysmën e kuvendeve nëpër nëndegë dhe poashtu kemi përfunduar zgjedhjet në forumin rinor të partisë, jam tejet i kënaqur me ecurinë e deritanishme dhe me përbërjen e strukturave të zgjedhura nëpër nëndegë dhe në forumin rinor. Janë dhjetëra të diplomuar dhe me master të përfunduar nga të gjitha profilet që tashmë janë pjesë e strukturave udhëheqëse të nëndegëve dhe delegatë të kuvendit të degës. Këta persona kanë vullnetin dhe dijen që të qeverisin si duhet komunën, kjo është edhe dëshira e vullneti i elektoratit tonë që dëshiron një qeverisje të përgjegjshme për Kamenicën” ka thënë Matoshi, sipas të cilit në fundin e verës do të përfundoj i tërë procesi zgjedhor në Kamenicë.

Duke folur për rajonin e Gjilanit Matoshi ka thënë se AKR ka filluar procesin zgjedhor edhe në Gjilan e në Viti. “Atje kemi nevojë për një lidership të fuqishëm të degëve, Presidenti Pacolli dhe AKR-ja janë alternativa më e mirë për rajonin e Gjilanit, komunat tona janë të lëna pasdore nga qeveritë e deritanishme, ky rajon meriton një përkrahje shumë më të madhe në zhvillimin e tij, dhe kjo mund të ndodh vetëm me AKR-në” ka thënë Matoshi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.