Matoshi: AKR forca më e fuqishme politike në Kamenicë
Kamenicë – Fatmir Matoshi kryetar i degës së AKR-së në Kamenicë thotë se është i befasuar me interesimin e madh që po tregohet për AKR, nga simpatizant e aktivist të shumtë. Definitivisht po dëshmohet se AKR është forca më e fuqishme politike në Kamenicë.
Matoshi ka marrë pjesë në zgjedhjet e brendshme të lagjes “Iliria” dhe ka folur për angazhimin e AKR-së në nivel komunal dhe lokal. “Ne po fuqizohemi e rritemi çdo ditë dhe kjo na jep një garanci se AKR do të mbetet fuqi politike e organizuar dhe e vetëdijshme për përgjegjësit që ka marrë”.
Matoshi ka thënë se kuadrot e AKR-së në komunën e Kamenicës janë treguar shembull se si menaxhohet me paranë publike. “Nuk kemi pasur asnjë aferë dhe jemi treguar shumë transparent ndaj publikut dhe qytetarëve” ka thënë Matoshi.
Në zgjedhjet në lagjen “Iliria” Matoshi ka thënë se po rikonfirmohet mbështetja për AKR-në si forca më e fuqishme politike në Kamenicë./rajonipress/


