Matoshi: AKR do të përkujdeset që ekonomia e Kamenicës të zhvillohet fuqishëm

Gjilan – Angazhimi ynë brenda komunës do jetë në rritjen e efikasitetit të administratës komunale, dhe për këtë sektor kemi projekte të veçanta. Po ashtu ne do të përkujdesni që ekonomia e Kamenicës të zhvillohet fuqishëm gjatë këtij mandati, dhe ky sektor do të ketë një trajtim të posaçëm tha për rajonipress Fatmir Matoshi nënkryetar i Komunës së Kamenicës dhe kryetar i degës së AKR-së në këtë qytet.
Fatmir Matoshi i cili mori pozitën e nënkryetarit të komunës së Kamenicës pas marrëveshjes për bashkëqeverisje me PDK e Begzad Sinanit është i bindur se programi i AKR-së do të gjejë zbatim të plotë në qeverisjen komunale.
Matoshi tha se gjatë ditës së djeshme ka pasur një takim me kryetarin e Komunës së Kamenicës Begzad Sinani .”Kemi marrë ri-konfirmimin e tij për gatishmërinë e plotë për të zbatuar marrëveshjen tonë në të gjitha pikat e saj” tha Matoshi për rajonipress.
Matoshi tha se AKR tashmë është në fazën e diskutimeve të brendshme dhe do të dal me qëndrimet e saj konkrete. “Angazhimi ynë brenda komunës do jetë në rritjen e efikasitetit të administratës komunale, dhe për këtë sektor kemi projekte të veçanta. Po ashtu ne do të përkujdesni që ekonomia e Kamenicës të zhvillohet fuqishëm gjatë këtij mandati, dhe ky sektor do të ketë një trajtim të posaçëm” tha Matoshi.
Matoshi tha se angazhimet tona do të jenë edhe në përmirësimin e gjendjes së sektorit të shëndetësisë në Kamenicë i cili aktualisht është në gjendje të rëndë./rajonipress/