UBT

Matoshi: AKR do të ndërpresë keqqeverisjen dhe do ta zhvillojë ekonomikisht Kamenicën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Strukturat e reja të nëndegëve dhe këshilli i zgjedhjeve të degës së AKR-së në Kamenicë e kanë vlerësuar procesin e deritashëm zgjedhor si shumë të suksesshëm. Kemi mbajtur kuvende zgjedhore në 16 nëndegë, në Forumin Rinor dhe atë të gruas dhe jemi në proces të përgatitjes së gjashtë kuvendeve tjera të nëndegëve dhe forumit të pensionistëve ka thënë koordinatori zgjedhjeve Fatmir Matoshi.

Matoshi ka thënë se jemi mjaft të kënaqur me mbështetjen që kemi marrë në të gjitha nëndegët për t`u bashkuar rreth AKR për ndërprerjen e keqqeverisjes dhe për zhvillimin ekonomik të Komunës së Kamenicës. “Në shumicën absolute të nëndegëve janë zgjedhur kryetarë të rinj ndërsa ish kryetarët kanë marrë obligime tjera në kuadër të kryesive të nëndegëve dhe kjo është dëshmia më e mirë se hapja e dyerve brenda AKR-së për kuadro të reja ka dhënë rezultatet e veta” tha Matoshi.

FIDANISHTJA

Anëtari i kryesisë së AKR-së Shefki Abdullahu, ka vlerësuar se procesi i deritanishëm i degës së Kamenicës është shembull për komunat e tjera në Kosovë. “Modelin tuaj të hapjes së partisë për të pranuar njerëz të rinj po e zbatojmë edhe në komunat e tjera, dhe si përfaqësues i AKR-së në procesin zgjedhor konsiderojë se dega e Kamenicës ka dëshmuar sukses të madh në këtë periudhë” tha Abdullahu.

AKR ka vendosur që Kuvendi zgjedhor i degës të mbahet më 23 shkurt, ku pritet të zgjidhen strukturat e reja të partisë. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.