Matoshi: AKR do të ketë qëndrim neutral ndaj dy kandidatëve në Kamenicë

Gjilan – Fatmir Matoshi kryetar i degës së AKR-së në Kamenicë dhe ish kandidat për kryetar në këtë komunë tha për rajonipress se nuk ka kurrfarë koalicioni as me LDK e as me PDK. AKR do të mbajë qëndrim neutral ndaj dy kandidatëve tha ai.
Fatmir Matoshi tha për rajonipress se janë takuar me të dyja palët dhe me të dy kandidatët për kryetar të Kamenicës. “Kemi dëgjuar dhe marrë ofertat dhe propozimet e tyre, por deri në këto momente nuk kemi kurrfarë koalicioni me asnjërin subjekt politik” tha Matoshi, raporton rajonipress.
Matoshi tha se AKR në Kamenicë do të mbajë qëndrim neutral ndaj dy kandidatëve në balotazh Shaip Surdulli dhe Begzad Sinani” sqaroj Matoshi.
Ndërkohë ekipi i Begzad Sinanit jozyrtarisht ka njoftuar se PDK ka arritur marrëveshje koalicioni pas AAK-së edhe me AKR , gjë që u demantua nga vet Matoshi.
Dy ditë më parë edhe shtabi i LDK-së kishte njoftuar se janë afër marrëveshjes për të lidhur koalicion me AKR, por edhe ky njoftim ishte demantuar nga Fatmir Matoshi. /rajonipress/