Hidromorava

Matësit e energjisë elektrike, shqetësues për qytetarët vitias!

/ 2 minuta lexim

Viti – E frikshme dhe tejet shqetësuese, ditë më parë është identifikuar se matësi i energjisë elektrike është i zbuluar, dhe ka vetëm 1 metër distancë nga toka. Vendndodhja e matësit elektrik(orës), gjendet në Fshatin Pozheran, Komuna e Vitisë. Më saktësisht, rruga Pozheran, në drejtim të Vitisë, në dalje të Pozheranit, kthesa e parë në të djathtë.

Sipas banorëve të kësaj lagjeje, matësit janë të vendosura në shtylla elektrike, ku distanca mes tokës dhe matësit elektrik është vetëm një metër (1,m), që e bënë lehtë të arritshme për fëmijët.

Sipas EVSB rrezik më i madh është se kutia e matësve elektrik është e zbuluar, sepse kapaku është i larguar nga dikush i pa njohur ,dhe tani mundë të qaset kushdo. Banorët e kësaj lagjeje janë të shqetësuar, pasi që fëmijët e tyre frekuentojnë vazhdimisht këtë rrugë, dhe nga mosdija e tyre mundë dhe t`i fusin duart në njehsorin elektrik!

Matësi elektrik ka me javë të tëra që është i zbuluar, dhe askush nuk ka ndërmarr asgjë, thuhet nga banorët e kësaj lagjeje!

Uji Dea

Ata po kërkojnë nga KEDS, që të intervenojnë sa më shpejtë që të mbulohen matësit elektrik dhe të vendosen më lartë në shtyllë, duke e pamundësuar qasjen e fëmijëve.

EVSB, fton organet gjegjëse, në këtë rast KEDS, që të marrin masat e duhura, të dalin në vendndodhje të mbulojnë matësin elektrik, dhe të parandalohet rreziku i mundshëm.

Të gjitha thëniet e lart përmendura, vërtetohen me foton e bërë nga vendndodhja thuhet në njoftimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/