FITORJA

Materiali për shfuqizimin e Speciales shkon në Qeveri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjatë ditës së djeshme Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendosi që iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale të dërgohet për shqyrtim në Qeverinë e Kosovës.

Sipas burimeve të Indeksonline, kjo kërkesë zyrtare tashmë është dërguar në Qeverinë e Kosovës.

“Sekretariati i Kuvendit tashmë ka dërguar kërkesën. Pra kërkesa është dërguar sot diku pas drekës”, ka thënë shkurt ky burim brenda Kuvendit të Kosovës.

Njëkohësisht duhet shtuar se ligjërisht Qeveria e Kosovës ka të drejtë 30 ditë kohë për të shqyrtuar këtë iniciativë.

E gjatë ditës Indeksonline ka kontaktuar edhe me Qeverinë e Kosovës, ende pa u arritur materiali i iniciativës për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të cilët edhe kanë thënë se s’mund të flasin për hapat që do të ndërmarrin pa e pasur materialin.

Uji Dea

“Zyra e Kryeministrit ende nuk e ka pranuar zyrtarisht kërkesën e Kuvendit. Pa e parë materialin konkret – kërkesën, nuk mund ta dijmë se cilat hapa do të ndërmerren. Ekzistojnë procedura standarde që janë përdorur në të kaluarën në situata të ngjashme.

Por, se si do të veprohet në këtë rrethanë dhe për këtë kërkesë, do të mund të japim përgjigje në kohën kur e pranojmë kërkesën Zyrtare nga Kuvendi dhe në afatet e përcaktuara me ligj”, përfundohet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Qeverisë së Kosovës.”, është thënë në përgjigjen e Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe duhet shtuar se gjatë ditës së djeshme Kryesia arriti të procedojë për në Qeverinë e Kosovës iniciativën për shfuqizimin e Speciales pasi pati kuorum të mjaftueshëm edhe pse Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës lëshoj sallën dhe nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-,së Xhavit Haliti votoj kundër.

Gjithashtu kryeministri i vendit Ramush Hardinaj ka komentuar dje dhe sot shkurt këtë çështje duke thënë se s’mund të flasin asgjë pa e pasur materialin adekuat./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.