Hidromorava

Matematikanja gjilanase Genta Latifi doktorante e Universitetit të Zurichut

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Pas mbarimit të suksesshëm të studimeve master në Universitetin e njohur gjerman, Rheinische Friedrich – Wilhelms-Universität-Bonn, matematikanja gjilanase Genta Latifi vërshohet nga ofertat e universiteteve evropiane për të qenë pjesë e stafeve profesionale të tyre. Ish kampionia kombëtare dhe mbarëkombëtare e matematikës, Genta, ka mbrojtur me notë maksimale temën e masterit në këtë universitet prestigjioz dhe së shpejti do të filloj doktoraturën në Universität Zürich.

Ajo me shumë modesti tregon rrugën e suksesit të saj në këtë fushë e cila nuk është edhe aq e kollajshme. Genta me të përfunduar studimet në Fakultetin Matematikës në Prishtinë, me preferencat e prof Qëndrim Gashit kishte aplikuar në Universitetin e Bonit dhe pasi u pranua, ajo vijoi studimet në këtë tempull të dijes, duke përfunduar masterin në kohë.”Natyrisht se çdo herë fillimi është i vështirë, mirëpo me kalimin e kohës jam ambientuar dhe kam mbaruar provimet krahas temës se diplomës“, thotë Genta, e cila këto ditë pushimi po i shijon me familjen e saj në Gjilan. E qetë e me një urtësi të rrallë flet këndshëm dhe me modesti. Nuk është e mirë vetëm në matematikë, përveç gjuhës angleze, ajo flet edhe gjermanisht dhe e kupton edhe gjuhën spanjolle e italiane.

Për opinion e gjerë, Genta ka qenë kampione mbarëkombëtare e matematikës për klasën e 9-të, viti 2009, pastaj kampione e Republikës së Kosovës për klasën e 10-të. Klasën e 11-të nuk e ka ndjekur fare, sepse me vendimin e Ministrisë së Arsimit ajo është avancuar nga klasa e 10-të në të 12-tën.

E vetmja brengë gjatë studimeve master për të ka qenë financimi vetanak, vetëm nga prindërit, teksa institucionet komunale të Gjilanit, edhe pse ajo kishte aplikuar, nuk e kanë përkrahur fare materialisht. Ky mosinteresim i komunës vijoi përkundër faktit se Genta më herët, jo njëherë, por shumë herë kishte triumfuar në garat e matematikës si nxënëse e komunës së Gjilanit.

Mobi Casa

Mirëpo, sipas saj tashmë kjo çështje nuk është problematike meqë sakaq pas mbarimit të këtyre studimeve 24 vjeçarja është vërshuar nga ofertat e universiteteve të ndryshme evropiane, për të qenë pjesë e stafit të tyre.
”Sapo e kam përfunduar masterin më kanë ofruar doktoraturë në Leipzig dhe Augsburg të Gjermanisë si dhe në Zurich tëZvicrës“, ka pohuar Genta, e cila tha se pasi ka shqyrtuar mirë secilën nga këto oferta dhe në fund ka përzgjedhur Universitetin e Zurichut, kryesisht për arsye akademike.
“Kushtet që më ka ofruar ky universitet janë shumë të mira dhe kjo është më kryesorja. Aty do të jem doktorante dhe asistente, që nënkupton se gjatë 3-4 viteve unë do të kryej doktoraturën përkrah angazhimit si asistente dhe të gjitha shpenzimet financiare do t’i mbulojë Universiteti i Zurichut. Poashtu, unë e adhuroj Zurichun si qytet.’’, ka potencuar mes tjerash Genta, e cila temën e masterit e ka mbrojtur në fushën e topologjisë me titull “Vertical configuration spaces and homological stability’’, që në gjuhën shqipe do të thotë: „Hapësirat e konfiguracioneve vertikale dhe stabiliteti homologjik“.

Po ashtu ajo ka bërë të ditur se në këtë Universitet tema e masterit nuk mbrohet formalisht, po mbahet si lloj provimi dhe zgjatë 90 minuta. E pyetur se pse i pëlqen kjo lëmi, ajo thotë:
„Përpos që është mjaft abstrakte, topologjia të shumtën e kohës ka edhe një intuitë gjeometrike. Kjo degë zhvillohet vazhdimisht, prandaj dua të vazhdoj ta studioj“.
Përndryshe, topologjia është dega e matematikës e cila merret me studimin e vetive të objekteve të cilat ruhen gjatë transformimeve si deformimi, lakimi dhe zgjatja. Për shembull, rrethi mund të transformohet në elipsë përmes zgjatjes, prandaj thuhet se këto objekte janë topologjikisht ekuivalente.

Suksese e mëtutjeshme të Genta në shkencë, mbase duhet të jenë shtytje dhe motivim shtesë për të rinjtë tanë, kur dihet mirëfilli se Gjilani vazhdimisht po nxjerr talentë të matematikës./fehmi sylejmani/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.