UBT

Masurica: Vendbanimet që paguajnë tatimin në pronë do të jenë të favorizuara

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Shejnaze Masurica,e cila nder të tjera tha se vendbanimet që më së shumti kanë paguar tatimin në pronë do të jenë të favorizuara me projekte. Ajo përmendi edhe borxhet e qytetarëve ndaj komunës që kanë arritur shifrën afër një milion e gjysmë euro. Mesatarja e realizimit të tatimit në pronë për këtë periudhë është 55%.

Në Kamenicë është mbajtur dëgjimi i parë publik me qytetarë për planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2015. Dëgjimi është organizuar nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa, raporton rajonipress.

Qytetarët edhe kësaj radhe nuk treguan ndonjë interesim për pjesëmarrje në dëgjim kushtuar planifikimit të Buxhetit. Të pranishëm ishin mbi dhjetë veta shumica prej tyre ishin kryetarë të këshillave të fshatrave, të cilët i paraqiten nevojat për investime në lokalitetet e tyre.

Si gjithherë dominuan problemet e infrastrukturës. Takimin e hapi drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa Shejnaze Masurica, e cila nder të tjera tha se vendbanimet që më së shumti kanë paguar tatimin në pronë do të jenë të favorizuara me projekte.

Uji Dea

Ajo përmendi edhe borxhet e qytetarëve ndaj komunës që kanë arritur shifrën afër një milion e gjysmë euro. Mesatarja e realizimit të tatimit në pronë për këtë periudhë është 55%.

Zyrtari kryesor financiar Naser Hashani, tha se në buxhetin e komunës tatimi në pronë merr pjesë me 35%. Pjesëmarrësit paraqiten propozimet e tyre, të cilat edhe me shkrim do t’i dorëzojnë në komunë.

Me propozime u paraqiten: Xhelal Bugaqku, Astrit Demolli, Fadil Kastrati, Sejdi Kurteshi, Haqif Agaj, Ruzhdi Qehaja, Enver Krasniqi, si dhe përfaqësuesi i këshillit lokal të Tyxhecit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.