Hidromorava

Mass flet për dialogun Kosovë-Serbi: Nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç marrëveshjes gjithëpërfshirëse

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass, ka thënë se për Kosovën dhe Serbinë nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut dhe marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

Ndërsa ka folur sot për zgjidhjen që do të çonte përpara të gjithë rajonin, Heiko Mass në një diskutim virtual vlerësoi qasjen e Miroslav Lajçak karshi të dyja palëve për rinisje të negociatave.

”Në mënyrë të veçantë kjo vlen për Kosovën dhe Serbinë”, ka deklaruar ai.

”Zgjidhja është e vonuar. Ndaj jam shumë mirënjohës që Miroslav Lajçak rinisi në korrik dialogun e ndërmjetësuar nga BE”.

”Dhe unë ndaj plotësisht këndvështrimin e tij, se nuk ka asnjë alternativë tjetër veç një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe detyruese”.

FIDANISHTJA

Tutje ai u shpreh se për një ujdi përfundimtare duhet një udhëheqje e fortë politike, njofton Klan Kosova.

”Një hap i tillë kërkon udhëheqje të fortë politike”.

”Dhe unë kam besim se udhëheqësit në Beograd dhe Prishtinë do ta dëshmojnë këtë – duke u angazhuar në mënyrë konstruktive kundrejt njëri-tjetrit, dhe duke shtruar kësisoj rrugën drejt një epoke të re”.

”Sa më shpejt të filloni, aq më mirë do të jetë për stabilitetin në të gjithë rajonin”.

”Dhe aq më shpejt do të zhbllokoni perspektivat e Kosovës dhe Serbisë për në BE”, ka shtuar Mass.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.