FIDANISHTJA

Masoviteti i tryezës së LDK’së me gratë afariste, ia dështon tubimin Lëvizjes së Kuqe

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Forumi i Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan ka mbajtur sot një tryezë madhështore me mbi 150 gra afariste në këtë qytet, duke ia dështuar në të njëjtën kohë tubimin Lëvizjes së Kuqe, e cila kishte paraparë të mbahej në sallën tjetër në një restorant të Gjilanit.

Me të marrë fjalën, kryetarja e FG të LDK’së, Valentina Bunjaku Rexhepi, tha se kjo është dëshmia më e mirë se gratë afariste, por edhe të gjithë gjilanasit i janë bashkangjitur vizionit të Lutfi Hazirit për zhvillim të Gjilanit dhe për fuqizimin e gruas në biznes dhe në vendimmarrje.

Xhylshene Berisha, ish kryetare e Forumit të Gruas dhe ish-deputete, tha se vetë fakti që Valentina Bunjaku Rexhepit i është dhënë rasti t’i prijë Kuvendit Komunal, e më vonë ta fitoj ulësen e deputetes, tregon për mundësinë që i kjo qeverisje e z. Haziri i ka dhënë gruas në vendimmarrje.

Ndërsa, gratë afariste të Gjilanit kanë folur për grantet që i kanë përfituar, duke u fuqizuar kështu bizneset e tyre.

Eco Higjiena

Igballe Hajdari, kryetare e organizatës “Gruaja Hyjnore”, e cila udhëheq edhe një biznes të rrobaqepësisë, ka falënderuar kryetarin e Gjilanit për mbështetjen me anë të granteve, në kuadër të projektit për bashkëpunim ndërkufitar të Komisionit Europian.

“Falë atij granti, biznesi im funksionon më suksesshëm”, tha ajo.

Lumnije Rulani, nënë vetëushqyese dhe rrobaqepëse, ka deklaruar se përveç që ka përfituar një malike qepëse nga Komuna, sivjet i është ndërtuar edhe shtëpia e re.

Në fund, Valentina Bunjaku Rexhepi theksoi se shifrat e hapjes së bizneseve në Gjilan, veçanërisht nga gratë, janë impresive gjatë mandatit të kryetarit Lutfi Haziri, ndërkaq ka thënë se për t’ua lehtësuar edhe më shumë punën, Kuvendi Komunal gjatë këtij viti ka aprovuar strategjinë e të bërit biznes./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.