Uji Dea

Masoni ndihmon shërbimin e zjarrfikësve në Viti

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Donacioni të cilën e ka pranuar sot komuna e Vitisë ka ardhur si rezultat i binjakëzimit të Vitisë me Masonin ditë më parë ndërsa në kuadër të këtij donacioni përfshin një autocisternë për shuarjen e zjarrit, pajisje përcjellëse për punë të zjarrfikësve, veshmbathje, bombola të oksigjenit si dhe gërshërë hidraulike për intervenime në rast të aksidenteve të komunikacionit.

Brigada e Zjarrfikësve në Viti ka pranuar sot një autocisternë dhe pajisje të tjera përcjellëse për zjarrëfikje nga Qyteti i Masonit, Michigan SHBA, qytet ky që ditë më parë është binjakëzuar me komunën e Vitisë.

Me rastin e pranim dorëzimit të autocisternës dhe pajisjeve tjera përcjellëse Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi shprehi falënderimin për ndihmën e dhënë nga Masoni duke e çmuar latë këtë ndihmë dhe atë pasi që sipas tij shërbimi i zjarrefikjes ka punuar në kushte të vështira. “Falënderoi shumë udhëheqësit e Masonit si dhe qytetarët e saj që na ka dhuruar këtë autocisternë dhe pajisjet tjera përcjellëse. Kjo ka një domethënie të madhe për ne pasi që shërbimi i zjarrëfikjes në Viti ka punuar në kushte të vështira” u shpreh Arifi.

ARKATANA

Ndërkaq kryetari i Qytetit Mason Leon Clarck pasi që ka dorëzuar këto ndihma u shpreh se Masoni ka nderin që ka pasur mundësin që të ju ofroj këtë ndihmë sipas tij këto ndihma janë të rëndësishëm në mbrojtjen e pronës dhe jetës. “Kemi nderin që sot po bëjmë dorëzimin e autocisternës dhe mjeteve përcjellëse, të cilat janë shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e pronës dhe jetës por ju njoftoj se bashkëpunimin e nisur me Vitinë do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen “ u shpreh Clarck.

Ndërsa edhe Komandanti i brigadës së zjarrëfikjes në Viti Hetem Jakupi i ka çmuar lartë ndihme ndihmën e qytetit Mason duke treguar se brigada e zjarrëfikjes ka punuar në kushte jo të mira dhe atë pasi që shumë pajisje janë të vjetruar. Jakupi shtoi se për shkak të autocisternave dhe pajisjeve të vjetruar shumë shpesh kanë qenë jashtë funksionit duke vështirësuar edhe punën e këtij shërbimi.

Donacioni të cilën e ka pranuar sot komuna e Vitisë ka ardhur si rezultat i binjakëzimit të Vitisë me Masonin ditë më parë ndërsa në kuadër të këtij donacioni përfshin një autocisternë për shuarjen e zjarrit, pajisje përcjellëse për punë të zjarrfikësve, veshmbathje, bombola të oksigjenit si dhe gërshërë hidraulike për intervenime në rast të aksidenteve të komunikacionit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.