FITORJA

Maskaradat zgjedhore partiake krijojnë liderë autoritarë

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Edhe pse kanë kaluar plot 17 vjet të realitetit të ri politik në Kosovë, funksionimi i demokracisë së mirëfilltë brendapartiake, si një nga segmentet kryesore edhe në demokratizimin e institucioneve të shtetit, vazhdon të mbetet pika më e dobët e funksionimit të shoqërisë së re kosovare.

Zeqa: Në kreun e partive politike po instalohen figura të inkriminuara.

“Politika kosovare ndër vite është sfiduar me grupe të inkriminuara të interesit, të cilat përmes klientelës dhe ‘demokracisë militaniste’ kanë penguar depërtimin e frymës së re reformiste brenda partisë. Duhet pasur parasysh se partia në Kosovë konsiderohet e liderit dhe jo e anëtarëve të saj, ku përqendrimi i vendimmarrjes është ekskluzivisht tek lideri”, shprehet analisti Adlum Ramadani

Edhe pse kanë kaluar plot 17 vjet të realitetit të ri politik në Kosovë, funksionimi i demokracisë së mirëfilltë brendapartiake, si një nga segmentet kryesore edhe në demokratizimin e institucioneve të shtetit, vazhdon të mbetet pika më e dobët e funksionimit të shoqërisë së re kosovare. Këtë më së miri po e dëshmojnë zgjedhjet brendapartiake, sidomos në fazën e tranzicionit, kur arrihet nevoja e ndryshimit të liderit të partisë, një proces, i cili nuk po arrin të realizohet përmes garës së mundësive të barabarta të figurave të reja brendapartiake, por vazhdon të mbetet peng i klientelave të ngushta dhe grupeve të interesit të rreshtuara rreth një individi.

Analistët politikë theksojnë se pikërisht zgjedhjet për liderin që po ndodhin nëpër partitë politike kosovare, një proces që zhvillohet pa kundërkandidat, dhe kryesisht përmes votimit të hapur me aklamacion, janë dëshmia më e fortë se klientelat e inkriminuara dhe grupet e interesit nuk lejojnë zhvillimin e garës reale zgjedhore, me mundësi të barabarta dhe hapje për figurat e reja reformuese.

Hidromorava

Edhe zgjedhja e Kadri Veselit pa kundërkandidat dhe me votim të njëzëshëm, sikur ajo e Isa Mustafes para një viti, tregon se Kosova është shumë larg për të pasur parti që lejojnë frymën e kritikes e mendimin e ndershëm, që bëjnë një garë zgjedhore të vërtetë për të nxjerrë e zgjedhur më të mirin.

Zeqa: Demokracia e brendshme partiake po ngufatet

Analisti politik Florim Zeqa thotë se zgjedhja e liderëve partiakë me “aklamacion” dhe pa kundërkandidat është shndërruar në një dukuri të zakontë të subjekteve tona politike. Sipas tij, praktikat e zgjedhjes së liderit partiak me votim të hapur, përveçse janë dukuri e trashëguar nga e kaluara komuniste, janë një dëshmi më tepër, se në vendin tonë dita-ditës po mbytet dhe ngufatet skajshëm demokracia e brendshme partiake. “Eliminimi i garës paraprake zgjedhore nga klientelat partiake po ua zë frymën gjeneratave të reja dhe reformimit brendapartiak. Sikurse zgjedhja e liderit të LDK-së një vit më parë, edhe zgjedhja e liderit të PDK-së një vit më pas pa kundërkandidat, përveçse praktikë e regjimeve diktatoriale, është tregues se Kosova është shumë larg së dëshiruarës. Pra, e lejimit të frymës së lirë dhe demokratike si tek partitë politike në pushtet, ashtu edhe në opozitë. “Konventa” zgjedhore, siç po e quajnë kuvendin zgjedhor të PDK-së, i cili konfirmoi zgjedhjen e numrit 1 të SHIK-ut, Kadri Veselit, në krye të PDK-së pa asnjë kundërkandidat, është një ogur i zi për të ardhmen politike jo vetëm të kësaj partie politike, por edhe të vendit në përgjithësi”, thotë Zeqa për gazetën.

Ai ka pohuar se ajo çka është më e keqja, përmes formave antidemokratike, në kreun e partive politike po instalohen figura të inkriminuara, të përcjella me një rrjet të zgjeruar të grupeve të interesit, të cilat po i forcojnë akoma më tepër interesat klinteliste të barrikaduara prapa liderëve partiakë. “Përveç kapjes dhe uzurpimit të shtetit, është mënyra e zgjedhjes së liderëve partiakë që i përafron mes vete edhe më tepër partnerët e koalicionit qeverisës PDKLDK”, thotë Zeqa për “Kosova Sot”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.