Uji Dea

Maska mrekullibërëse nga çaji jeshil

/ 2 minuta lexim

Çaji jeshil ne e dimë tashmë që është një produkt shumë i shëndetshëm nëse ne e pimë atë, por jo vetëm ai ka dhe një rol të rëndësishëm përdorimi dhe në maksat për fytyrën.

I kombinuar me produkte të tjera çaji jeshil është një mundësi e mirë për të prodhuar maska që na ndihmojnë për një lëkurë sa më të mirë të fytyrës. Më poshtë janë dhënë disa nga kombinimet që mund të përdoret ai si;

Një filxhan çaj jeshil dhe dy lugë gjelle miell orizi.

Receta e dytë është çaj jeshil me tërshërë dhe vezë, 3 qeska çaj jeshil, pak krem hidratues për fytyrën, kripë, ujë, 1 lugë gjelle tërshërë dhe 2 të verdha veze.

Uji Dea

Receta e tretë është ajo e çajit jeshil me mjaltë e tërshërë

Për këtë recetë është e nevojshme që të kemi 2 lugë çaj jeshil, 1 lugë ose tabletë vitaminë C, 2 lugë çaji mjaltë dhe 2 lugë çaji tërshërë.

Këto janë receta të thjeshta për tu përgatitur mjafto që ti përzieni të gjithas së bashku për të krijuar maskën e duhur. Pasi ta aplikoni në fytyrë lëreni për gati 15 minuta më pas pastroni fytyrën me ujë të vakët.