Eko Higjiena

Masive dhe e qetë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Dy partitë e vogla opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën”, kanë arritur ta mbushin sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë me protestues, pavarësisht se këtë herë nuk iu bashkua edhe Lëvizja “Vetëvendosje”.

Pa përkrahjen e partisë më të madhe opozitare, Lëvizjes “Vetëvendosje”, dy partitë e vogla parlamentare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe “Nisma për Kosovën”, kanë arritur ta mbushin me protestues të shtunën sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të kundërshtuar marrëveshjet për Demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave Serbe në vend.

Për dallim nga protestat e kaluara, në të cilat bashkorganizatore ishte Lëvizja “Vetëvendosje”, këtë herë përveç flamujve kombëtarë, kishte edhe flamuj të Kosovës, të SHBA-ve e të BE-së. Mijëra protestuesve u janë drejtuar liderët e dy subjekteve opozitare, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, duke thënë se po e vazhdojnë kundërshtimin e marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën. Përveç drejtuesve të AAK-së e “Nismës”, protestuesve këtë herë u janë drejtuar edhe përfaqësues të trevave të Rugovës dhe të Mitrovicës, të cilët kanë thënë se “nuk e falin tokën pa dhënë gjak”.

Uji Dea

Haradinaj: Kosova është në rrezik nga fqinji dhe nga Qeveria

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se populli i Kosovës është ngritur në këmbë për të mos e humbur shpresën./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.