ARKATANA

Mashtrohet diaspora, s’ka pagesa online të policave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS) kishte planifikuar që nga 20 korriku i këtij viti të fillojë me shitjen online të policave të sigurimit kufitar. Por, çuditërisht një gjë e tillë nuk po ndodh as pesë muaj më vonë.

Për t’i shmangur pritjet e gjata në kufij, Rrahim Pacolli në cilësinë e kryetarit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) gjatë një takimi që kishte pasur në maj me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadrin Veselin, kishte premtuar se nga 20 korriku i këtij viti BKS-ja do të fillojë shitjen online të policave të sigurimit kufitar për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në shtete të ndryshme të botës.

United Hospital

Por, çuditërisht një gjë e tillë nuk po ndodh as pesë muaj më vonë. Zyrtarisht zyrtarë të lartë të BKS-së thonë se nuk kanë informacione se pse po zvarritet një gjë e tillë. Mirëpo, jozyrtarisht burime të besueshme të gazetës “Zëri” thonë se procesin qëllimisht po e zvarrisin disa pronarë të kompanive të sigurimit në vend.

Gazeta të enjten ka kontaktuar me telefon me Pacollin, por ky i fundit nuk ka qenë i gatshëm të japë informacione rreth mosfillimit të shitjes së policave online të sigurimit për automjete./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.