Uji Dea

Mashtrimi i Thaçit, pazari me kufijtë nuk sjell as njohje, as anëtarësim në OKB

/ 15 minuta lexim
Eco Higjiena

Përfaqësues të subjekteve politike opozitare në Kuvendin e Kosovës, analistët politikë dhe qytetarët, po i marrin me shumë shqetësim faktet që po vazhdon t’i zbardhë profesori amerikan David L. Philips, dëmet të cilat po ia shkakton Hashim Thaçi Kosovës me opsionin e tij insistues të ndryshimit të kufijve, duke paralajmëruar tani edhe rrezikun se asnjë vend tjetër nuk do ta njohë Kosovën, për sa kohë që diskutimi për ndarje nuk do të marrë fund.

Beqiri:Projekti “Thaçi”,për shkëmbim territoresh,do t’i mbetet atij në gjysmë,si “dardha në fyt

“Në prizmin e së vërtetës së dialogut të Brukselit, profesori amerikan Philips ka nënvizuar se takimet e treshes famëkeqe, Vuçiq-Mogherini-Thaçi, si gjithnjë mbahen pa prezencën e medieve dhe asnjë personi tjetër! Që i bie se askush tjetër nuk e di çfarë bisedojnë kjo treshe e dëmshme për vendin! Profesori amerikan ka alarmuar për rrezikun që i kanoset shtetit të Kosovës nga Hashim Thaçi. Pasi, edhe në rast të dhënies së mbi 20% të territorit të Kosovës shtetit serb, prapëseprapë askush nuk garanton njohje nga Serbia, për shkak se askush nuk mund të garantojë që Serbia do ta ndryshojë Kushtetutën e saj për njohjen e Kosovës, si dhe askush nuk e garanton njohjen nga 5 shtetet e BE-së…përtej kësaj askush nuk e garanton heqjen e vetos së Rusisë në OKB, e shumë paqartësive të tjera. Profesori amerikan tërheq vërejtjen se negociatat nuk mund dhe nuk duhet të bazohen në ëndrrat e kota të Hashim Thaçi, për shkak se kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi, këto tema të dëmshme për vendin po i hap e rihap për llogaritë e tij personale, me të vetmin qëllim që të shpëtojë lëkurën e tij nga Gjykata Speciale, si dhe për zhvendosjen e vëmendjes së opinionit publik nga krimi i organizuar dhe korrupsioni”, thotë analisti Florim Zeqa për “Kosova Sot”

Përfaqësues të subjekteve politike opozitare në Kuvendin e Kosovës, analistët politikë dhe qytetarët, po i marrin me shumë shqetësim faktet që po vazhdon t’i zbardhë profesori amerikan David L. Philips, dëmet të cilat po ia shkakton Hashim Thaçi Kosovës me opsionin e tij insistues të ndryshimit të kufijve, duke paralajmëruar tani edhe rrezikun se asnjë vend tjetër nuk do ta njohë Kosovën, për sa kohë që diskutimi për ndarje nuk do të marrë fund.

Madje, sipas analistëve, akoma më shqetësues bëhet fakti se si po e zbardh profesori Philips të vërtetën për takimet në Bruksel, ku askush nuk ka qenë i pranishëm në takimet midis Vuçiqit, Thaçit dhe Mogherinit dhe se askush realisht nuk e di se çfarë diskutojnë kjo treshe e dëmshme për Kosovën. Edhe vetë e ritheksoi profesori Philips se ai nuk mund të marrë pjesë në negociata që punojnë për ndarjen e vendit. Të gjitha këto projekte të rrezikshme, sipas analistëve politikë, përfaqësuesve të opozitës dhe qytetarëve, kreu i shtetit të Kosovës po i ndërmerr për interesin e tij personal, si pazare që t’i shpëtojë eventualisht ndjekjes nga Gjykata Speciale, pasi emri i tij është përfolur shumë edhe në raportin e Dick Martit.

Mirëpo, profesori amerikan Philips alarmon se edhe në rast të dhënies së mbi 20% të territorit, idetë e Thaçit janë vetëm ëndrra, pasi askush nuk garanton njohjen nga Serbia, askush nuk garanton se do të bënte Serbia ndryshimet kushtetuese për të mundësuar njohjen e Kosovës, askush nuk garanton njohjen nga vendet e BE-së, që nuk e kanë njohur, e askush nuk garanton heqjen e Vetos nga Rusia në OKB, pasi, sipas tij, Moska nuk merr urdhra nga Beogradi. Po ashtu, profesori amerikan Philips thekson se negociatat nuk mund të bazohen te ëndrrat e kota të askujt, kurse dëmi akoma më i madh Kosovës di t’i vijë në politikën e jashtme, pasi, sipas tij, asnjë vend tjetër nuk do ta njohë Kosovën, për sa kohë që ky diskutim për korrigjim kufijsh nuk ka marrë fund.

Zeqa: Profesori amerikan, David L. Philips, është duke ia hequr maskën Thaçit

Analisti politik, Florim Zeqa, thotë se ish- këshilltari i Thaçit, profesori amerikan David L. Philips, është duke ia hequr maskën, gjegjësisht duke zbardhur dëmet dhe pasojat që po ia shkakton shtetit të Kosovës presidenti aktual me opsionin e tij insistues për korrigjimin (ndryshimin) e kufijve, duke paralajmëruar me këtë rast edhe rrezikun e bllokimit të njohjeve për shtetin e Kosovës, për aq kohë sa të zgjasin bisedimet e Brukselit, përkatësisht diskutimet për ndarje të Kosovës. “Në prizmin e së vërtetës së dialogut të Brukselit, profesori amerikan Philips ka nënvizuar se takimet e treshes famëkeqe, Vuçiq Mogherini-Thaçi, si gjithnjë mbahen pa prezencën e medieve dhe asnjë personi tjetër! Që i bie, se askush tjetër nuk e di çfarë bisedojnë kjo treshe e dëmshme për vendin! Profesori amerikan ka alarmuar për rrezikun që i kanoset shtetit të Kosovës nga Hashim Thaçi. Pasi, edhe në rast të dhënies së mbi 20% të territorit të Kosovës shtetit serb, prapëseprapë askush nuk garanton njohje nga Serbia, për shkak se askush nuk mund të garantojë që Serbia do ta ndryshojë Kushtetutën e saj për njohjen e Kosovës, si dhe askush nuk e garanton njohjen nga 5 shtetet e BE-së,…përtej kësaj askush nuk e garanton heqjen e vetos së Rusisë në OKB, e shumë paqartësive të tjera”, u shpreh ai. “Këto janë vetëm disa nga shqetësimet e profesorit amerikan, i cili tërheq vërejtjen se negociatat nuk mund dhe nuk duhet të bazohen në ëndrrat e kota të Hashim Thaçi, për shkak se kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi, këto tema të dëmshme për vendin po i hap e rihap për llogaritë e tij personale, me të vetmin qëllim që të shpëtojë lëkurën e tij nga Gjykata Speciale, si dhe për zhvendosjen e vëmendjes së opinionit publik nga krimi i organizuar, korrupsioni dhe trafikimi i substancave narkotike, që kanë përfshirë institucionet e shtetit, përkatësisht institucionin e inteligjencës kosovare (AKI) dhe institucionet e tjera të sigurisë në vendin tonë”, tha Zeqa për “Kosova Sot”.

Aliu: Askush nuk e di se çfarë diskutuan kjo treshe, Thaçi- Vuçiq- Mogherini, për Kosovën

Ndërsa, sipas analistit politik Bislim Aliu, profesori amerikan David Philips, me të drejtë po vazhdon t’i zbardhë dëmet që po ia shkakton Hashim Thaçi Kosovës, me opsionin e tij insistues të ndryshimit të kufijve, duke e paralajmëruar edhe rrezikun e madh, se asnjë vend tjetër nuk do ta njohë Kosovën, për sa kohë që diskutohet për ndarje dhe ajo nuk merr fund, sepse me të vërtetë i pari i vendit ka një qasje të gabuar. “Ndaj, ky fakt është tejet shqetësues, me pasoja të mëdha. Profesori Philips po e zbardh të vërtetën, se si në takimet në Bruksel, askush nuk ka qenë i pranishëm në takimet midis Thaçit e Vuçiqit dhe Mogherinit, dhe për këtë askush realisht nuk e di se çfarë diskutuan kjo treshe për Kosovën. Philips e ritheksoi se ai vetë nuk mund të marrë pjesë në negociata që punojnë për ndarjen e Kosovës. Ai e ritheksoi se si Serbia po kërkon territorin në veri të Kosovës, kompensime për investime dhe pasuri në Kosovë,mbrojtje të veçantë për minoritetet dhe kulturën ortodokse. Tani shtrohet pyetja se a thua, çfarë merr Kosova si shpërblim për të dhënë 20 për qind të vendit?”, thekson Aliu, duke shtuar se Kosova është e rrezikuar nga nisma e presidentit.

Eco Higjiena

Qytetarët kërkojnë zmbrapsjen e presidentit Edhe qytetarët e anketuar nga gazetari kërkojnë që, nëse presidenti i vendit nuk heq dorë nga kjo ide dhe ky projekt të cilin çdo ditë po e shtyn përpara, ai duhet të detyrohet të dorëhiqet me protesta të pandalshme qytetare. “Me të vërtetë shqetësimi i mikut amerikan Philips është shumë i arsyeshëm dhe domethënës. Vetë presidenti i vendit duhet t’i marrë seriozisht shqetësimet e ngritura nga ana z. David Philips, ngase ai është njohës i mirë i rrethanave politike ndërkombëtare, ndërprerja e njohjeve të reja nga shtete të tjera në interes të Kosovës do të ishte një fillim i izolimit total, por njëkohësisht paraqet edhe rrezik të fillimit të tërheqjes së njohjeve që deri tani ka marrë Kosova nga shumë shtete të botës demokratike, e që Kosovën e njohin brenda këtyre kufijve ekzistues. Nëse presidenti Thaçi nuk tërhiqet nga ky propozim, nuk përjashtohet fare mundësia e daljes akoma më masive të qytetarëve në protesta për të kërkuar dorëheqjen e tij, sepse disponimi qytetar kundër këtyre pazareve u shpërfaq në mënyrë shumë dinjitoze në protestën e kaluar të organizuar nga VV-ja, por që realisht u shndërrua në protestë gjithëpërfshirëse qytetare”, tha Selver Lenjani.

Mendim të ngjashëm ka edhe qytetari Sabit Salihi. “Unë mendoj që prof. Philips ka të drejtë të padiskutueshme në konstatimin e tij, sepse bisedimet nuk kanë shkuar si duhet që prejse Hashim Thaçi e ka marrë përsipër këtë mision, dhe tanimë po dihet puna dhe qëllimi i Thaçit, sepse pas zgjedhjes së tij kryetar shteti, Qeveria e ka pasur përsipër që t’i udhëheqë ato bisedime. Mirëpo, tani presidenti ka hyrë në një agjendë tepër të rrezikshme, sipas të cilës Serbia ka për qëllim që ta kthejë në pikën zero çështjen e Kosovës, madje ta bëjë temë të hapur edhe çështjen e Bosnjës, për të destabilizuar akoma më gjerë rajonin për qëllimet e veta dominuese në Ballkan, duke e trazuar gjithë Ballkanin”, theksoi ai.

Sipas Salihut, ky projekt është përgatitur në mënyrë perfide, sepse e sjell ndikimin rus në Ballkan. “Prandaj, sipas mendimit tim, derisa Hashim Thaçi është futur në këtë lojë të rrezikshme dhe të dëmshme për shtetin e Kosovës, më së miri do të ishte që të japë dorëheqje dhe t’i kërkojë falje popullit”, shtoi më tej ai, duke potencuar se këtë po e bën eventualisht t’i shpëtojë Gjykatës Speciale, nëse është objekt i saj.

BEQIRI: PAS SHKËMBIMIT TË TERRITOREVE FSHIHET KREJT DIÇKA TJETËR Sipas Ismet Beqirit, deputet nga radhët e LDK-së, këto shqetësime janë serioze nga një mik amerikan dhe ai beson që projekti “Thaçi”, për shkëmbim territoresh, do t’i mbetet atij në gjysmë, si “dardha në fyt”. “Këto gjëra nuk janë pse i thotë vetëm prof. amerikan, i cili e ka me të drejtë, por ne e kemi pasur këtë droje që në fillim, se pas kësaj fshihet krejt diçka tjetër dhe prej meje është diçka tepër absurd të mendohet se Serbia deri sot nuk na paska njohur, sot po dëshiron të na japë ndonjë dhuratë, në njëfarë forme, se po dëshiron të na japë edhe do territore, Luginën e Preshevës, edhe më pastaj kinse do të na njohë Serbia. Kjo është absurde vetëm për ta menduar, sepse nuk qëndron. Kjo është e para, kurse e dyta është se kjo mënyrë e qasjes ndaj vendit dhe Kushtetutës e sovranitetit të shtetit, integritetit territorial, kjo mënyrë e tentimit për t’i bërë dëm vetes është diçka që i bën edhe të tjerët të hezitojnë të merren me neve, që të ndalen edhe proceset e njohjeve të reja”, u shpreh ai. “Ndodh kjo, sepse secili shtet, kur të hapë tema të tilla, nuk e di se cila është arsyeja, pse duhet të na njohë, sepse secili do të thotë që prêt derisa të zgjidhet problemi, pasi ky shtet po dashka të ‘rritet’, por që kjo nuk është e vërtetë, por ne mendojmë se me këtë plan të tij po duan akoma të na zvogëlojnë me territor. Po duan ta tkurrin akoma më shumë Kosovën, sepse është absurd të mendohet që Kosova do të marrë diçka, pa dhënë diçka. Kjo dhënie dhe marrje për mua, dhe për neve si LDK, është e papranueshme nga shkaku se Kushtetuta e Kosovës e thotë qartë që duhet të ruhet sovraniteti i vendit, që Kosova nuk ka pretendime territoriale ndaj askujt, dhe që nuk lejon ndaj askujt të realizojë aspiratat që rrezikojnë integritetin dhe sovranitetin e vendit”, vijoi më tej Beqiri për “Kosova Sot”.”Në këtë formë, me këtë ide vetëm hapet një rruge e destabilizimit tepër të rrezikshëm të kësaj pjese të rajonit të Ballkanit, sepse më pas askush nuk mund të garantojë se mund të ndalen këto çështje, që janë gjysmë të hapura. Këtu mund të vijë në shprehje hapja e Kutisë së Pandorës me problemin e Republikës SRPSKA, por askush nuk mund t’i ndalojë pastaj edhe shqiptarët e Maqedonisë që të mos kërkojnë bashkim me Kosovën dhe me Shqipërinë”, tha Ismet Beqiri për “Kosova Sot”.

BADALLAJ: NJË NJERI I PADITUR, SI SOJI I HASHIM THAÇIT, AQ SHERR TË MADH I SOLLI VENDIT

Sipas analistit politik Reshat Badallaj, një njeri i paditur, si soji i Hashim Thaçit, aq sherr të madh i solli vendit që po i kushton shumë shtrenjtë tani, prandaj këtë po e thonë edhe ndërkombëtarët. “Përpos që është i paditur, ky është edhe shpirtshitur për të cilën edhe paguhet nga qarqet e ndryshme, sidomos ruso-serbe. Se kjo është e vërtetë e madhe, shumë miq të mëdhenj të Kosovës ia tërhoqën vërejtjen për një rrezik të madh që i kanoset jo vetëm Kosovës, por edhe Ballkanit dhe ky vepron me budallallëkun e tij drejt humnerës, pa ndërruar udhë. Me idenë e tij të mbrapshtë, vetëm për interesa të tij personale, që i bie ndryshe një hajvan e gjuan një gur dhe 100 të mençur nuk e nxjerrin dot, bëri që Kosovën më asnjë shtet nuk e njohu dhe po hezitojnë ta njohin, dhe ka filluar të shqetësohen edhe popullata e vendit dhe miqtë tanë që kontribuuan për pavarësinë e vendit”, theksoi ai për “Kosova Sot”.

Sipas Badallajt, bisedimet tinëzare bënë që edhe profesori i njohur dhe miku ynë i nderuar z. Philips të mos marrë pjesë në këtë tradhti dhe turp. “Prandaj u tërhoq, sepse ka parë se Serbia fashiste po kërkon territorin e vendit, sidomos Veriun, ‘Trepçën’, Ujmanin dhe disa pjesë të tjera të ndjeshme që e sakatojnë vendin”, potencoi ai. “Bota e ka tërhequr për veshi këtë matrapaz, se nuk dëshirojnë shtet etnik, që kinse serbët dëshirojnë t´i fusin në një mur ortodoksët, si pretendon edhe Kisha serbe dhe që Vuçiqi dhe të tjerët që shpeshherë takohen me krerët dhe mjekrat ortodokse në Kosove dhe se e konsiderojnë si Jerusalem i dytë”, tha Badallaj për “Kosova Sot”. Mirëpo, ai mendon se shumë shpejt kjo do jetë një ëndërr e parealizueshme. “Ëndrrat e Hashim Thaçit nuk do të realizohen kurrë, se jo vetëm njohësit e këtyre lëmenjve që e kanë parë se është e pamundur dhe nuk do të realizohet kurrë, por e kanë parë se ky e bën vetëm për interesa të tij politike dhe karrieriste si, ta zëmë, frika nga Gjykata Speciale, për të cilën e ka mashtruar Serbia fashiste përmes këlyshit të saj Baton Haxhiut dhe kanabistit Edvin Kristaq Rama”, tha Reshat Badallaj për “Kosova Sot”.

ALIU: ASNJË GARANCI PËR NJOHJE!

“Edhe në rast të dhënies së mbi 20% të territorit, idetë e Thaçit janë vetëm ëndrra, pasi askush nuk garanton njohjen nga Serbia, askush nuk garanton se do të bënte Serbia ndryshimet kushtetuese për ta njohur Kosovën, askush nuk garanton njohjen nga pesë vendet e BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën dhe askush nuk garanton heqjen e vetos nga Rusia në OKB, pasi dihet se Moska nuk merr urdhra nga Beogradi e as nga Prishtina. Këto janë tema të dëmshme për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj se si po i hap Hashim Thaçi, e ai këtë po e bën vetëm e vetëm për të shpëtuar nga Gjykata Speciale dhe për ta zhvendosur fokusin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, që po sundon në Kosovë nën kryesimin e tij”, tha Bislim Aliu për “Kosova Sot”.