FIDANISHTJA

Mashtrimi 1.5 miliardësh

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Ndonëse gjatë fushatës elektorale të vitit 2014 për zgjedhjet nacionale patën premtuar se me të ardhur në pushtet do t’i kthejnë 1.5 miliard euro para të Trustit Pensional dhe të Procesit të privatizimit që janë jashtë vendit, liderët Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi nuk e mbajtën premtimin e tyre elektoral, sikurse edhe shumë premtime të tjera bombastike. Sipas analistëve, janë këta dy udhëheqës shtetërorë që edhe një herë mashtruan qytetarët, ndërkohë që as përpjekja më e vogël nuk është bërë në këtë drejtim që këto para të kthehen në Kosovë.

Gazeta ka dërguar pyetjet në adresë të zëdhënësit të Qeverisë, por ata nuk kanë kthyer përgjigje se përse Qeveria aktuale dështoi të kthejë fondet që janë jashtë Kosovës.

Analistët dhe opozita ankohen se institucionet nuk po i shfrytëzojnë paratë jashtë vendit dhe nuk po e luftojnë evazionin fiskal, që është rreth 40 për qind, por hyjnë në kredi ndërkombëtare, për të cilat duhet të paguhen kamatat, ndërsa fondet tona mbahen jashtë pa kurrfarë përfitimi, shkruan Gazeta Kosova Sot.

Mobi Casa

Përpjekje të pamjaftueshme të Qeverisë

Eksperti i ekonomisë, Ibrahim Rexhepi, drejtor i Institutit’Strass”, tha për Kosova Sot” se këto përpjekje nuk janë të mjaftueshme për të kthyer fondet. “Do ta përmendim nxjerrjen në treg të letrave me vlerë, që e ka mobilizuar një pjesë të parave të Trustit Pensional të Kosovës, ndërkaq themelimi i Bordit të AKP-së ka qenë hapi tjetër që i ka zhbllokuar pagesat e mjeteve të privatizimit në buxhetin e vendit “, tha ai.

Mirëpo, sipas Rexhepit, të gjitha këto që janë bërë, janë larg asaj çka kanë premtuar liderët gjatë fushatës. ” Por, edhe atëherë këto premtime kanë qenë të kota “. Rexhepi ka sugjeruar se nuk duhet lejuar që mjetet e Trustit të shkojnë në buxhetin e vendit meqenëse koncentrimi i rrezikut është i madh. “Po ashtu, rreziku vjen edhe nga investimet në projekte që nuk premtojnë kthim dhe zhvillim ekonomik”, ka thënë ai. Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, tha për “Kosova Sot” se, për fat të keq të qytetarëve të Kosovës, paratë tona të Trustit dhe të AKP-së, që janë më shumë se 1.5 miliard euro, i kemi dërguar në bankat e huaja pa asnjë përqindje kamatë. “Dhe, që e keqja të jetë edhe më e madhe, në të njëjtën kohë Qeveria jonë po merr kredi me afro 200 milionë euro me kamata”, thotë ai./kosova sot/