GRANDEMALL

Mashtrimet e brendshme të PDK-së

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Nga Arbana Xharra – “PDK-ja është parti e reformave dhe e prurjeve të reja”, kështu propagandon kjo parti me nisjen zyrtare të përgatitjeve për zgjedhjet e brendshme. Prurjeve të reja pa dyshim se Hashim Thaçi iu buzëqesh, por kur vjen puna te vendimet e mëdha, të tjerë janë ata që e kanë pushtetin t’i marrin ato.

Prurjet e reja në këtë parti kanë dëshmuar se nuk mund të mbledhin as dy mijë vota me gjithë “mundin” duke vjedhur aty-këtu nëpër komuna, mezi u bëhen votat për t’i futur prurjet në parlament. Kështu që premtimet se do të ketë ndryshime brenda partisë, me emrat e rinj nuk është gjë tjetër pos mashtrim i brendshëm, i atyre që mbajnë “ymyd” se Thaçi do t’iu japë fuqi brenda partisë.

Ai edhe mund t’iu japë ndonjë pozitë, por që më shumë do t’iu ngjajnë kukullave sepse vendimet e mëdha i marrin ata që dyert e qeverisë i hapin me këmbë. Këto prurje duhet ta kenë të qartë se Hashim Thaçi është “ujk i vjetër” dhe të gjithë lojën e bën për të mbijetuar për vete, për të mos harruar se i është bërë goxha eksperiencë në këtë fushë.

E kush është ai “bir nane” që i futet garës me Hashim Thaçin për pozitën e njëjtë, atë të kryetarit të partisë, me pritjet se do ta mposhtë kreun e deritanishëm?. Çdo garë me kundërkandidatë për pozitën kryesore me këtë formë të votimit është vetëm sa për të thënë se,”kemi zgjedhje të lira e demokratike”.

Pozitat kryesore pas asaj të kreut të partisë; ajo e nënkryetarit dhe e sekretarit të partisë mund të pësojnë ndryshme, me ardhjen zyrtare të Kadri Veselit. Por, jo edhe e kreut të saj të paktën edhe për aq kohë sa Hashim Thaçi bart pozitën e kryeministrit të Kosovës.

Me ardhjen zyrtare të ish-shefit të SHIK-ut në PDK, Kadri Veseli, nuk është prurje e re, sepse ai ka qenë person me pushtet shumë të madh në parti, veçse nuk e ka pasur zyrtarisht librezën e saj. Pastaj Veseli është kartë e mirë në planet e Thaçit për ndryshimet në pushtet dhe në parti.

Në rast se koalicioni i ri arrihet mes PDK-së dhe AAK-së, i cili lidhet vetëm nëse Ramush Haradinaj merr postin e kryeministrit të qeverisë, atëherë Hashim Thaçit nuk i lejohet të bartë të dy poste, atë të kryetarit të partisë dhe të presidentit të vendit në të njëjtën kohë.

GRANDEMALL

Kështu që në rast se Thaçi i siguron vetes mandatin pesëvjeçar me marrëveshjet e reja politike, automatikisht personi që ka më së shumti pushtet dhe përkrahje nga partia dhe strukturat e saj, për kreun e PDK-së është Kadri Veseli.

Se kjo parti udhëhiqet nga një dorë e fortë dhe se nuk ka asnjë element të demokracisë brenda saj, është dëshmuar haptazi. Zgjedhjet e fundit të rregullta të kësaj partie janë mbajtur shtatë vjet më parë në vitin 2005, dhe ato emergjente në vitin 2010, ku vetëm u rikonfirmua mandati i Thaçit dhe fuqia e tij.

Ndërsa me statutin e kësaj partie në nenin e 13 thuhet decedivisht se Kongresi i PDK-së, i cili është organi më i lartë i partisë mbahet çdo dy vjet.

Duke parë që brenda saj po rriten pakënaqësitë dhe se ata që janë zë kundër Thaçit mund të prishin punë, me shumë mjeshtri kreu i saj nuk mbajti zgjedhjet derisa arriti që konkurrencën ta nxjerrë jashtë loje.

Pakënaqësitë e dy zyrtarëve të lartë të PDK-së, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi, pos që do të shtojnë vëmendjen e opinionit gjatë procesit zgjedhor, në esencë nuk mund të sjellin ndryshim të madh. Rreziku është që njëri nga ata të humbë pozitën me ardhjen e ish-shefit të SHIK-ut.

PDK-në s’mund ta presë as epilogu i kuvendit të LDK-së, kur janë rrahur me karrige, sepse në PDK ka “burra të fortë” që nuk është aq e lehtë t’u bëhet zë.

Kokat e PDK-së tashmë kanë nisur aplikimin e strategjisë kundër ‘rebelëve’ të saj. Pastaj Thaçi është ekspert i kanalizimit të pakënaqësive, ai i ka metodat e tij sesi “t’ua mbyllë gojën” të pakënaqurve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.