Mobi Casa

MASHT thotë se është gati për fillimin e vitit të ri shkollor, presin vendimin final nga Qeveria

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që viti i ri shkollor të nis më 13 shtator.

Megjithatë, nga MASHTI theksojnë për Telegrafin se vendimi përfundimtar do të merret nga Qeveria.

“Janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor. Janë shpërndarë tekstet shkollore, janë zhvilluar skenarët për mbajtjen e mësimit si dhe janë përgatitur shkollat. Synimi ynë është që shkollat të hapen me 13 shtator, por vendimi përfundimtar do të merret nga Qeveria bazuar në rekomandimet e profesionistëve shëndetësor, varësisht nga situata epidemiologjike”, thuhet në përgjigjen e MASHTI të dhënë për Telegrafin.

Gjithashtu, MASHTI bën të ditur se janë 4 skenar për mbajtjen e mësimi, duke filluar nga rikthimi i nxënësve në shkolla, e deri te mësimi online.

UBT

“Në Udhëzuesin e rishikuar janë 4 skenarë për mbajtjen e mësimit, duke filluar nga skenari i rikthimit që nënkupton prezencën e të gjithë nxënësve në klasë deri tek skenari C që nënkupton mësimin online. Ne shpresojmë se nuk do të jetë i nevojshëm skenari C, por nëse ndodhë e kemi platformën elektronike www.shkollat.org, e cila mundëson organizimin e mësimit online. Të gjitha masat parashihen me Udhëzues dhe janë ato që tanimë i dimë: distanca, maskat, mbajtja e higjienës”, vijon përgjigja e MASHTIt.

Ndryshe, në Kosovë është duke vazhduar të ketë numër të madh të personave të infektuar me coronavirus, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 703 raste pozitive si dhe 19 raste të vdekjes.

Në fuqi vazhdojnë të jenë masat kufizuese, ku pas orës 22:00 në gjithë territorin e Kosovës vlen ora policore. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.