UBT

MASHT-i toleron kolegjet AAB dhe “Iliria” që të regjistrojnë studentë jashtëligjshëm

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të parandaluar shkeljen e akteve juridike që rregullojnë regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore nëpër kolegjet private.

Kjo i ka hapur mundësi regjistrimit të studentëve në dy kolegje private, në nivelin bachelor, për këtë vit akademik, edhe pas afateve që Ministria ka përcaktuar përmes këtyre akteve ligjore.

Burime të “Kohës Ditore” brenda Ministrisë kanë konfirmuar se nga 25 Bartës Privatë të Arsimit të Lartë (BPrAL) sa funksionojnë si të licencuar në Kosovë, dy prej tyre nuk i kanë dorëzuar as gjatë javës së shkuar librat amëz të studentëve të regjistruar, ndonëse këtë është dashur ta bënin para dy javësh.

Uji Dea

E për këtë janë në dijeni të gjitha strukturat udhëheqëse të Ministrisë, meqë u është dorëzuar dokumenti me të dhënat ku sqarohet se cilat kolegje private kanë dorëzuar listat e studentëve të regjistruar e cilat jo. Gazeta ka pasur qasje në këtë dokument.

http://koha.net/?id=27&l=84585

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.