Eko Higjiena

MASHT-i për vitin e ri shkollor: Maturë pa prag të kalueshmërisë dhe me digjitalizim të edukimit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Një sërë risish dhe ndryshimesh do ta përcjellin vitin e ri shkollor 2015/2016 në arsimin parauniversitar, duke nisur që nga ndryshimi në testin e maturës, ku do të hiqet pragu i kalueshmërisë, e deri tek digjitalizimi në procesin edukativ përmes të cilit shumë përmbajtje mësimore të zhvillohen me mbështetje të teknologjisë arsimore, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë, që drejtues të shkollave dhe ekspertë të arsimit kanë tërhequr vërejtjen, në fundvitin e shkuar shkollor, se shumëçka në arsimin parauniversitar duhet ndryshuar, “nëse duam të shpëtojmë gjeneratat e reja nga apokalipsi”.

Drejtorët e shkollave kanë potencuar problemet që përcollën arsimin gjatë atij viti, duke numëruar një varg problemesh dhe duke i vënë në pikëpyetje edhe vetë rezultatet e nxënësve të shkollave të tyre nëpër testet e njohurive, nëse vazhdohet me këtë qasje ndaj shkollave dhe arsimit.

FIDANISHTJA

Por drejtues të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë (MASHT) kanë thënë për “Kohën Ditore”, se tashmë janë planifikuar një sërë risish për vitin e ri shkollor, në këtë nivel të arsimit publik, ku si prioritet e përmendin rritjen e mbikëqyrjes së cilësisë në arsim.

Osman Buleshkaj, këshilltar i ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, ka thënë për gazetën se “prioritet kryesor i ministrit Bajrami në këtë mandat do të jetë avancimi i cilësisë së arsimit në përgjithësi.

http://koha.net/?id=27&l=70632

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.