Hidromorava

MASHT-i nuk i shlyen borxhet e UP-së, Agjencia e Akreditimit nuk pret

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) e ka bërë të qartë se nuk do të ndërmjetësojë në shlyerjen e borxheve që Universiteti i Prishtinës i ka ndaj Agjencisë Kosovare të Akreditimit (AKA), peng i së cilave kanë mbetur riakreditimi i 60 programeve të UP-së, të cilat duhet të vlerësohen gjatë muajit qershor, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo, ngase Agjencisë nuk i ka mjaftuar garancia që i ka ofruar UP-ja se do t’i shlyejë obligimet financiare për programet e këtij viti, menjëherë pasi që të bëhet vlerësimi i tyre.

Ajo vazhdon të insistojë në marrjen e borxheve të vjetra, që kapin shumën prej mbi 200 mijë eurosh, e të cilat UP-ja deklarohet se s’ka buxhet t’i paguajë. Ndërkaq këtë nuk do ta bëjë as Ministria nga e cila ka kërkuar ndihmë UP-ja.

GRANDEMALL

UP-ja në muajin maj i ka kërkuar Ministrisë që t’i ndihmojë rreth këtyre borxheve, duke i hequr krejt ato, apo duke i marrë përsipër që t’i paguajë nga ndonjë linjë tjetër buxhetore jashtë Universitetit.

Por Ministria përfundimisht ua ka bërë të qartë Universitetit dhe Agjencisë se çështjen e borxheve duhet ta zgjidhin vetë, ashtu siç obligohen me dispozitat ligjore.

http://koha.net/?id=27&l=59921

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.