HW

MASHT-i jep qindra mijëra euro për OJQ-në ku punon djali i ministrit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri Arsim Bajrami ka vendosur firmën e tij për kredinë milionëshe që ka marrë në emër të Republikës së Kosovës nga Banka Botërore përderisa nga këto mjete OJQ-së, ku punon djali i tij, i ka dhënë kontratë në vlerë prej 234 mijë eurosh.

Gazeta “Zëri” ka zbuluar projektet milionëshe që i menaxhon Kushtrim Bajrami, djali i ministrit Arsim Bajrami

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, në emër të Republikës së Kosovës ka nënshkruar një kredi në vlerë prej 2 milionë dollarëve amerikanë nga Banka Botërore për nënkompotentën e granteve për Zhvillim të Shkollave në Kosovë.

United Hospital

Por nga kjo kredi, të cilën obligohen që ta paguajnë taksapaguesit kosovarë, Ministria që e drejton Arsim Bajrami ia ka ndarë 234 mijë euro organizatës ku punon si menaxher i projekteve Kushtrim Bajrami, djali i ministrit Arsim Bajrami. Bëhet fjalë për një kontratë të nënshkruar nga Fondi i Kredisë i Bankës Botërore me organizatën joqeveritare – Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), ku kjo organizatë gjatë viteve në vijim do t’i ofrojë ndihmë shkollave kosovare se si ta përgatisin dokumentacionin për të fituar grante nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Gazeta “Zëri” ka bërë një hulumtim disajavor në lidhje me fondet që i përfiton organizata joqeveritare – Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), e cila drejtohet nga Dukagjin Pupovci dhe ku që nga viti 2012 punon si menaxher i projekteve Kushtrim Bajrami, djali i ministrit në detyrë të Arsimit, dhe ka zbuluar se kjo OJQ edhe më herët ka përfituar fonde të majme nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë, si dhe nga donatorë të shumtë ndërkombëtarë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.